☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 112.30 ▼0.1%
ARI 4,734 ▲1.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $69,349 ▼ -0.85% ETH $2,115 ▼ -1.81% XRP $1.3174 ▼ -1.91% SOL $81.9600 ▼ -0.2%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 112.30 ▼0.1 % ARI 4,734 ▲1.04 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 112.30 ▼0.1 % ARI 4,734 ▲1.04 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Politika

PS kërkon zyrtarisht shkarkimin e Metës, Balla: Veproi jashtë kompetencave të tij

Në një dalje për mediat nga kryesia e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PD Taulant balla ka deklaruar se depozituam kërkesën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Balla deklaroi se kërkesa për shkarkimin e presidentit është depozituar në Kuvend.

Gjatë fjalës së tij kreu i grupit socialist, deklaroi se sot u depozitua në Parlament, kërkesa me firmat e 53 deputetëve për shkarkimin e Metës, nga 35 të nevojshme.

Balla tha se presidenti i ka hequr qytetarëve të drejtën për të zgjedhur.

Ai tha se presidenti veproi jashtë kompetencave të tij.

Së pari Presidenti i republikës, në ushtrim të kompetencave të dhëna nga kushtetuta ka nxjerrë dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve të qeverisjes vendore.

Anulimi i datës 30 qershor dhe mos caktimi i një date tjetër mohon të drejtën e sovranit për të qenë i tillë. Kjo është një hap që zhbën autoritetin sovran.

Nëpërmjet këtij akti të presidentit është shënuar dalja përtej kompetencave. Sovrani ka përcaktuar se kur do të mbahen zgjedhjet. 

Po sillet në pozitën e një pushteti absolut që vepron përtej kompetencave të tij. Ka marrë tagrin e autoritetit sovran të Kuvendit

Meta po sillet në pozitën e një pushteti absolut mbi Kushtetuten dhe mbi sovranin.

Nuk ka alternativë për të shfuqizuar apo anuluar datën e zgjedhjeve“, tha Balla.

Më pas Balla ka renditur të gjithë argumentet dhe shkeljet që ka bërë presidenti Meta me dekretin për anulimin e zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ndër të tjera Balla ka thënë se Presidenti Meta po del në kundërshtim me Kushtetutën dhe me Republikën Parlamentare dhe në këtë mënyrë ai e ka humbur të drejtën për të mbajtur përsëri postin që i është caktuar.

Në fund kreu i grupit Parlamentar të PS-së ka dhënë përfundimet që ka arritur mazhoranca duke thënë se kërkesa për shkarkimin e Metës do të kalojë në Kuvend dhe nëse merr miratimin  me votat e nevojshme, kërkesa do t’i kalojë për tu zbatuar Gjykatës Kushtetuese e cila do të bëjë edhe shkarkimin e Metës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.