☁️
Tiranë 8°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 95.63 ▼2.29%
ARI 4,771 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,879 ▲ +0.84% ETH $2,242 ▲ +2% XRP $1.3520 ▲ +0.39% SOL $84.5200 ▲ +1.36%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Politika

PS vetëm në Kuvend, PD jashtë tij prezanton planin e masave antimafia

Maxhoranca do të mblidhet ditën e sotme në seancë plenare për diskutimin e tre projektligjeve, ndërkohë që opozita do të jetë e fokusuar jashtë Parlamentit në prezantimin e propozimit të saj për masat antimafia për çlirimin e ekonomisë, siç thuhet nga PD, “nga korrupsioni dhe oligarkia”.

Qëllimi i alternativës demokrate është sekuestrimi i pasurive publike të fituara me kontrata në kundërshtim me ligjin. Prezantimi nis në orën 11.00 nga vetë kryetari demokrat Lulzim Basha, dhe do të ndahet në tre pjesë, abuzimi me koncesionet, lejet, tenderat, kostos e abuzimeve nga koncesionet/PPP dhe alternativa e zgjidhjes.

Sipas rendit të ditës, deputetët e PS-së do të diskutojnë në Parlament në lidhje me një ndryshim në projektligjin “Për sektorin e gazit natyror”, projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve dhe kullotave që janë pasuri shtetërore’ dhe për projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktin e Gjenevës të marrëveshjes së Lisbonës për emërtimet e origjinës dhe treguesit gjeografikë”.

Me shumë gjasa seanca e sotme pritet të zgjasë fare pak dhe pa debate. Kjo do të jetë seanca e pestë në të cilën opozita do të mungojë në Parlament, ndërkohë që çdo të enjte ka zhvilluar seanca paralele në të gjitha qytetet ku, sipas tyre, dominon krimi.

Ndërkohë, në rendin e ditës për seancën e sotme në Parlament vijojnë të mbeten të mbartura ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, siç është projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’” dhe projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin ‘Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë’”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.