Tiranë 25°C · Pjesërisht vranët 13 April 2026
S&P 500 6,820 ▲0.04%
DOW 47,723 ▼0.4%
NASDAQ 22,950 ▲0.21%
NAFTA 101.52 ▲5.13%
ARI 4,744 ▼0.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $71,924 ▲ +1.65% ETH $2,220 ▲ +1.79% XRP $1.3399 ▲ +1.09% SOL $83.2200 ▲ +2.14%
S&P 500 6,820 ▲0.04 % DOW 47,723 ▼0.4 % NASDAQ 22,950 ▲0.21 % NAFTA 101.52 ▲5.13 % ARI 4,744 ▼0.9 % S&P 500 6,820 ▲0.04 % DOW 47,723 ▼0.4 % NASDAQ 22,950 ▲0.21 % NAFTA 101.52 ▲5.13 % ARI 4,744 ▼0.9 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Teknologji

Pse duhet të kemi telefonë me kapakë në 2015

Doni të largoni varësinë nga iPhone, por nuk doni të humbni kontaktet me punën dhe familjen. Çfarë duhet të bëni?

Huffington Post sugjeron të merrni një telefon me kapakë. Janë më të lirë, më të vështirë për t’u thyer, dhe ka më pak opsione që mund t’ju shpërqëndrojnë, si aplikacionet e shumta të smartphone-ëve.

Në SHBA, teksa një e treta e amerikanëve përdorin smartphone, një numër zyrtarësh të lartë, VIP-a dhe politikanë përdorin telefonat me kapakë.

Ellyn Shook, shefe e burimeve njerëzore në një firmë konsultimi, thotë se këtë verë ka marr një telefon LG me kapakë. Ajo ka në mbikqyrje 336 mijë punonjës në të gjithë botën, dhe duhet të jetë në kontakt 24 orë në ditë, gjatë gjithë ditës së javës. Shook thotë se iPhone nuk ia jepte këtë mundësi.

“Po fle më mirë”, thotë Shook. Në fundjavë iPhone-in e vendos në sirtar dhe merr me vete në plazh telefonin me kapakë. Ajo rrëfen se ka qëndruar nëntë orë në plazh pa parë telefonin e saj, dhe se tani flet më shumë me familjarët.

Madje, dhe Rihanna është parë të përdorë një telefonë të viteve ’90-të. Dhe sigurisht, kush është më e modës se Rihanna? Edhe senatori Chuck Schumer thotë se i adhuron telefonët me kapakë. E urrej të jem në një mbledhje ku të gjithë njerëzit merren me iPhone-t e tyre, ka thënë ai.

Një tjetër avantazh i telefonëve me kapakë është se ata janë të lirë. Shook thotë se telefoni i saj kushtoi vetëm 19 dollarë, dhe kostoja u mbulua nga ofruesi i telefonit. Në fakt, tarifa mujore 10 dollarë gjithashtu i është paguar. Pra, kompania po e paguan Shook për një gjë të vjetër.

Megjithatë ende askush nuk sugjeron të ndërroni smartphone-in tuaj me një telefonë me kapakë. Pajisja është thjesht një shtesë më shumë në arsenalin tuaj, një formë sigurie për atë që është i tmerruar nga ideja e të mos qënit në kontakt.

Së fundmi, znj. Shook thotë se shumë nga punonjësit në firmën e saj kanë ndjekur të njëjtin shembull. Një ekspert i teknologjisë, më herët këtë vit tha se telefonat e vjetër do të kthehen sërish.

Ndoshta do të kthehen? Atëherë, më në fund, do të flemë pak më shumë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.