☁️
Tiranë 8°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 95.63 ▼2.29%
ARI 4,771 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,727 ▲ +1.16% ETH $2,236 ▲ +2.29% XRP $1.3500 ▲ +0.39% SOL $84.4200 ▲ +1.45%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
11 Apr 2026
Breaking
Politika

Pse kur Ulaj paguan Kunatin 220 mln quhet biznesmen dhe kur ndërton rrugë akuzohet si i inkriminuar?!

“Perse kur Bashkim Ulaj paguan 220 milione leke per kunatin e Lulit ai eshte sipermarres i ndershem, kurse kur kontraktohet nga shteti per te ndertuar rruge, duke hapur edhe vende pune, qenkerka i inkriminuar?”

Kjo ishte pyetja që Partia Socialiste me ane te deputetit Ervin Bushati i shtroi sot kryedemokratit Lulzim Basha i cili  ka ndërmarrë një fushatë sulmi ndaj sipërmarrjes e cila në momentin që nuk i jep para kunatit të  tij sulmohet me emra të përveçëm ndërsa kur i jep para, askush nuk bën zë.

PS ka dhënë një shembull konkret sot ku tregohet qartë se si kur biznesmeni Bashkim Ulaj paguante brenda nje viti 220 milione leke te kompania e kunatit te Lulzim Bashes, ky i fundit heshtte, ndersa tani qe po ky individ pritet te ndertoje rrugen Tirane Thumane Vore, anatemohet nga Basha si i inkriminuar.

Në fund Partia Socialiste thekson se ky rast eshte vetem nje nder te shumtet qe do te dalin ne drite ne ditet ne vijim  ‘Dite pas dite do ju sjellim raste te tjera qe vertetojne ate qe ne Partine Demokratike thuhet hapur, qysh nga dita qe Lulzim Basha u be Kryetar:

Luli nuk e ka hallin as te njerezit, as te opozita. Por te xhepi I tij dhe kunatit te tij.’, deklaroi Bushati.

Deklarata e plotë për shtyp:

Prej kohësh, brenda PD thuhet haptas se e gjithe opozita eshte vendosur ne sherbim te familjes se Lulzim Bashes – konkretisht ne sherbim te kunatit Erjon Isufi. Strategjia qe Lulzim Basha perdor eshte e qarte: sulmo sipermarresit per te derdhur para ne arken e kompanise se kunatit. Kur nevojiten me shume leke, Luli i sulmon me emer, ne media.

Sot po ju sjellim një rast të konkret!

Kompania Gener 2, ne pronesi te Bashkim Ulaj, u akuzua disa dite me pare nga Lulzim Basha si e inkriminuar, pasi pritet te ndertoje rrugen Tirane Thumane Vore.

Por e njejta kompani, ne pronesi te te njejtit individ, vetem brenda nje viti ka paguar plot 220 milione leke te kompania e kunatit te Lulzim Bashes.

Ndoshta, per kunatin dhe Lulin, qe deri tani kane arketuar 11 milione euro nga “oligarket”, 200 milionet e Gener 2 nuk mjaftojne. E prandaj hedhin balte mbi sipermarresit per te vendosur gjoba te reja.

Por pyetja per te cilen duhet te pergjigjet sot Lulzim Basha eshte:

Perse kur Bashkim Ulaj paguan 220 milione leke per kunatin e Lulit ai eshte sipermarres i ndershem, kurse kur kontraktohet nga shteti per te ndertuar rruge, duke hapur edhe vende pune, qenkerka i inkriminuar?

Rasti i sotem eshte vetem nje. Dite pas dite do ju sjellim raste te tjera qe vertetojne ate qe ne Partine Demokratike thuhet hapur, qysh nga dita qe Lulzim Basha u be Kryetar:

Luli nuk e ka hallin as te njerezit, as te opozita. Por te xhepi I tij dhe kunatit te tij. Prandaj edhe kjo fushate e fundit e Lulit nuk eshte asgje me shume se sa gjobevenja e rradhes ndaj sipermarrjes. Per te paguar me shume para te kompania e kunatit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.