☁️
Tiranë 8°C · Vranët 12 March 2026
S&P 500 6,673 ▼1.52%
DOW 46,678 ▼1.56%
NASDAQ 22,312 ▼1.78%
NAFTA 96.39 ▲10.48%
ARI 5,084 ▼1.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
₿ CRYPTO
BTC $70,422 ▼ -0.11% ETH $2,066 ▲ +0.11% XRP $1.3742 ▼ -1.1% SOL $86.5800 ▼ -0.72%
S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 96.39 ▲10.48 % ARI 5,084 ▼1.83 % S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 96.39 ▲10.48 % ARI 5,084 ▼1.83 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
12 Mar 2026
Breaking
Opinion

Pse politika shqiptare nuk e kontrollon dot fatin e saj

Nga Artan Fuga

E djathta nacionaliste shqiptare e viteve ’30, ndërkohë që po ravijëzoheshin aleancat e Luftës së Dytë botërore, në mënyrë bërtitëse, te një spektër i gjerë i saj, shfaqej pro aleancës Berlin-Romë, etj., dhe kundër asaj ShBA, Angli dhe më vonë edhe BS.

Në një farë mënyre nisej nga interesa që dukeshin kombëtare të menduara mirë. Për shumë syresh, Anglia dhe Franca dukeshin vendet që kishin vulosur ndarjen e trojeve shqiptare, Gjermania përkundrazi, si edhe Italia, pretendonin bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Po ashtu, kishte ideologë të djathtë që në media shfaqeshin si anti-hebrenj sepse duke bërë të tyre propagandën naziste, mendonin seriozisht se Evropa anglosaksone ishte në duart e hebrenjve. Po kështu më pas duke parë se u bashkua dhe BS, përpiqeshin të mbanin larg komunizmin nga Shqipëria, komunizëm që e quanin pro-sllav.

Ata në vitet 30 nuk e dinin se Hitleri do të shkonte veç të tjerash te kampet e shfarosjes në masë.

Por, brenda dhjetë vjetëve kushtet gjeopolitike ndryshuan. Gjermani naziste u thye. Erdhi ora e llogarive. U quajtën kolaboracionistë, me të drejtë, bashkëpuntorë të nazistëve, dhe ikën në dreq!

Por, nuk besoj se e nisën për keq. Niseshin nga qëllime kombëtare dhe përfunduan si bashkëpuntorë të nazizmit.

E nisën për ta futur Shqipërinë te rendi i ri botëror si fitues, përfunduan prapa hekurave.

Përsëri u vërtetua ajo që krahët politikë në Shqipëri nuk e kontrollojnë dot fatin e tyre politik. Ja edhe në këtë rast e nisin me aleanca që mendojnë se ju sjellin erën në vela, dhe kur ato ndryshojnë anija iu mbytet.

Subjekti politik shqiptar nuk e kontrollon dot drejtimin e historisë. Historinë e kanë bërë të tjerët. Ndaj dijet se nga nisin, por nuk dihet nga bitisin.

E vërteta e historisë sonë vjen nga jashtë brenda, dhe jo nga brenda jashtë!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.