☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.32 ▲2.23%
ARI 4,100 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,711 ▼ -2.1% ETH $2,402 ▼ -2.69% XRP $1.3239 ▼ -2.42% SOL $104.3400 ▼ -2.37%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Pse Shqipërinë e sotme duhet ta marrësh me të qeshur

Nga Auron Tare

Dje ishte përvjetori i krijimit të “Shoqatës për Mbrojtjen e Shtazëve”, një nismë e disa shqiptarëve eksentrikë të viteve 30-te, së bashku me disa oficerë britanikë që shërbenin në Xhandarmërinë e Zogut. Historia e kësaj nisme, e lënë në harresë, është shumë interesante dhe sapo u ula ta shkruaj.
Por ndërsa po rendisja materialet, më del lajmi i disa djemve që protestonin në Qafë-Thanë, sepse burokratët e Komitetit Olimpik Shqiptar, (institucion për të cilin kisha kohë pa dëgjuar ndonjë bëmë në sport) kishin bllokuar kalimin e pëllumbave që këta djem i rrisnin dhe i stërvitnin me pasion për gara ndërkombëtare. Se ç’punë ka KOKSH-i me pëllumbat e dynjasë, kjo është histori më vete.
Gjithsesi, unë u ula të shkruaj historinë e “Shoqatës së Shtazëve”.
Por sapo hapa kompjuterin, më doli postimi i Ministrisë së Kulturës, Turizmit dhe Sportit: “Rregullime në Amantia”. Dhe ngjitur me germimet valëvitej Flamuri Kombëtar… i kujt?
Sepse Republika e Shqipërisë nuk ka flamur të atij soji. Flamuri që përdor Ministria nuk është Flamuri Kombëtar i Republikës, por një allasoj i bërë në Kinë.
Dikur, së bashku me deputetin Saimir Tahiri, bëmë një fushatë të fortë në media kundër kësaj cope bezeje të kuqe që me tender, sigurisht, Qeveria e Berishës II, kishte porositur në Kinë. Ky flamur, që tundej nëpër institucione dhe në Presidencë, ishte turpi i Republikës dhe i Parlamentit. Por koha kaloi dhe bezeja e kuqe doli nga qarkullimi.
Mirëpo jo. Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit jo me larg se sot vazhdon ta mbajë këtë beze të kuqe si simbol të Republikës sonë.
Prandaj, të dashur miq, sot nuk mund të lexoni historinë e bukur të “Shoqatës së Shtazëve” të periudhës së Zogut, sepse nuk të lë Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit qe per turpin e saj ende valvit Flamurin e ngjyer vite me pare ne Kine.
Dhe ja ku mbërrijmë, pa dashur, te Shqipëria e sotme, një vend ku Komiteti Olimpik merret me pëllumba sportivë, ministritë valëvisin flamuj fallco, ndërsa historitë që vlejnë mbeten gjithmonë për nesër.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.