Psikologët: Ajo që keni frikë më shumë, ajo do t’ju ndodhë
Xiao Xin ka një takim tepër të rëndësishëm dhe është tepër i shqetësuar për ndonjë paparashikueshmëri në këtë takim. Mëngjesin tjetër ora e tij e alarmit nuk punoi. Ai nxitoi shumë për të arritur në kohë në vendin e takimit. Në këtë moment, ai zbuloi se kishte harruar dokumentin më të rëndësishëm në shtëpi…
Dhe këto raste dëshmojnë se jo pak herë, nga ato gjërat që kemi më shumë frikë, ato do të ndodhin dhe kjo shpjegohet nga dy ligje: ligji i Murphi-t dhe profecia e vetë-realizimit.
Ligji i Murphy-t: nëse ekziston mundësia e përkeqësimit, pavarësisht e madhe epo e vogël, ajo do të ndodhë. Në një eksperiment mbi uljen e shpejtësisë së raketave, ndodhi një aksident i papritur për shkak të mosfunksionimit të aparateve matëse. Murphy zbuloi se aparati matës ishte instaluar gabimisht. Ai aariti më vonë në një konkluzion se nëse ekzistojnë shumë metoda pune, një prej të cilave mund të shkaktojë aksident, dikush do ta bëjë punën përmes kësaj metode.
Ligji i Murphy-t përfshijnë 4 ide kryesore:
- Lërini gjërat në rrugën e tyre, sepse ato kanë tendencë të shkojnë nga keq në më keq akoma.
-
Mundësia që diçka të ndodhë, është e barabartë me dëshirushmërinë për të. Sa me shumë të dëshirohet, aq me te shumta janë mundësitë që të mos realizohet kurrë!
-
Çdo gjë herët a vonë bie dhe bëhet copë-copë.
-
Nëse diçka mund të shkojë keq, atëherë ajo ashtu ka për të shkuar.
Nga çfarë keni frikë më shumë, ajo do të ndodhë. Ligji i Murphy-t ju parashikon rrezikun e vogël potencial.
Profecia e vetë-realizimit: Shumë njerëz veprojë sipas profecisë së parakohshme, duke shkaktuar realizimin e saj. Nëse keni ndonjë parandjenjë të keqe dhe më pas fusni logjikën në punë dhe veproni me qëllim “parandalimin e përkeqësimit”. Por si rezultat, keni shkaktuar në mënyrë të pavetëdijshme rezultatin më të keq. Sipas teorisë përkatëse, parashikimet psikologjike shkaktojnë vëmendje të lartë, të cilat shkaktojnë realizimin e fatkeqësisë. Pra sipas kësaj teorie nëse mendoni diçka negative edhe mund të ndodhë, pasi ju vetë e keni tërhequr këtë gjë në jetën tuaj.
Veprimet tuaja lidhen ngushtë me mendimet. Mendimi do të drejtojë veprimet tuaja dhe veprimet tuaja do të ndikojnë veprimet e personave të tjerë. Veprimet e personave të tjerë do të vërtetojnë mendimet dhe idetë tuaja. Ky është një qarkullim i brendshëm i fshehur. Por ideja juaj mund të ndikojë vetëm personat dhe çështjet e lidhura ngushtë me ju. Çështjet që nuk kanë lidhje të ngushtë me ju, nuk do të ndodhin, pavarësisht nëse keni frikë të madhe apo jo.
Për shembull, shqetësoheni shumë për luftën. Por lufta nuk do të ndodhë sipas profecisë suaj. Shqetësoheni shumë për pushtimin e tokës nga alienët, nuk do të ndodhë. Këto mendime janë veprime të jashtme dhe nuk mund të përcaktohen nga mendimet apo veprimet tuaja. Shqetësimet s’kanë ndikime për këto çështje të jashtme.
Vetëm kur ekziston marrëdhënie e ngushtë do të ndodhë ligji i tërheqjes, meqenëse veprimet tona ndikojnë personat e tjerë përmes marrëdhënieve të ndryshme. Prandaj, mendimet negative mund të shndërrohen në gjëra konkrete më shpesh brenda familjes, çiftit, të dashuruarve dhe miqve. Për shembull, nëse një nëna shqetësohet shumë për jetën e moshuar dhe frikësohet nga largimi i vajzës së saj, ajo do të shfaqet gjithmonë e pikëlluar dhe e dëshpëruar. Ajo do t’i kushtojë vëmendje të madhe fjalëve dhe veprimeve jo të mira të vajzës së saj, duke shpërfillur veprimet dhe fjalët e mira.
Këto qëndrime negative do të sjellin veprime të fshehura negative, që mund të përkeqësojnë ndjenjën e frikës dhe shqetësimin e nënës, duke shkaktuar përkeqësimin e mëtejshëm të veprimeve negative. Si rezultat, vajza e saj do të shmanget nga kontaktet me nënën dhe në fund do të largohet.
Edhe brenda martesës ekziston kjo gjë. Për shembull, nëse gruas i mungon siguria në martesën e saj, ajo ka frikë të madhe nga tradhtia e burrit. Ajo do t’u kushtojë vëmendje të madhe problemeve në këtë fushë dhe do të shqetësohet shumë nga largimi i burrit. Nëse bashkëshorti i saj takohet me koleget e punës, gruaja menjëherë do të mendojë që ai po e tradhton. Nëse ajo nuk mund të frenojë dhe lehtësojë këtë humor negativ, do të nisë të hetojë bashkëshortin me shumë pyetje dhe do ta kontrollojë atë duke i shkaktuar presion emocional. Qëndrimet e saj armiqësore mund të përkeqësojnë besimin duke bërë që burri i saj të ndjejë mungesën e lirisë dhe humbjen e hapësirës private.
Për të shmangur konfliktin dhe luftën e brendshme, burri i saj mund të zgjedhë tërheqjen dhe fshehjen. Gruaja do të ketë më shumë ndjenja të pasigurta në martesë. Këto gjëra do ta përkeqësojnë më tej martesën.
Pra sipas këtyre filozofëve, gjërat në jetë ndodhin nga ndikimi i veprimeve tona tek personat e tjerë të lidhur me ne.
Por, përse do të zhvillojmë veprime negative? Sipas teorisë psikologjike, veprimet tona vijnë nga njohja personale për botën e jashtme. Njohja jonë e brendshme ndikohet nga karakteristika, eksperienca, humori personal etj. Profecia e vete realizimit luan rolin e saj negativ përmes njohjes dhe veprimeve tona ndaj marrëdhënieve të jashtme.
Si mund ta thyejmë këtë vete mallkim? Psikologët na ofrojnë teorinë e transferimit të njohjes për të përmirësuar fatin tonë. Sipas kësaj teorie, çdo person duhet të bëjë vetëvlerësim për ndonjë objektiv të jetës.
Nëse do të keni besim të plotë për përmirësimin e jetës dhe të karrierës në të ardhmen, do të keni më shumë energji dhe dëshira për të përfunduar objektivin e jetës dhe do të keni më shumë dëshirë për aktivitete të ndryshme, si rezultat mund të jeni më i lumtur dhje të keni më shumë besime pas arritjeve të suksesit.
Prandaj forca e vetëbesimit ka shumë rëndësi. Por, duhet të vendosni objektiva të vogla praktike dhe që mund të zbatohen, pra të vendosni plane realiste.
Nëse keni një ëndërr të parealizueshme ose të pamundur, do të humbni besimin pas dështimeve të njëpasnjëshme.
Për shembull, nëse planifikoni të bëheni president i vendit, ose të hyni në universitetin më të mirë në botë këto ëndrra janë shumë të vështira për t’u realizuar brenda një afati të shkurtër kohor.
Planet duhet të jenë psh, leximi i një libri brenda një muaji, të zhvilloni stërvitje 30 minuta çdo ditë ose të jeni më pozitiv në marrëdhëniet me familjarët apo miqtë.
Forconi besimin tuaj dhe përpiquni të zbatoni këto plane të vogla. Pasi realizimit të tyre, do të forconi vetëbesimin, duke çliruar energji pozitive në jetën tuaj.