Pulovrat në ngjyrën pastel për një dimër bon ton
E ngrohte, e bute dhe elegante këtë dimër kthehen ne mode pulovrat ne ngjyrat pastel për te ngrohur ditët dhe për te na kthyer pas ne kohe.
Dimri tashme ka ardhur por mesa duket moda po sjelle para kohe pranverën, me ngjyrat e saj pastel qe te bëjnë te mendosh për sheqerin e ëmbëlsirave etj. Kjo fal kthimit ne mode te pulovrave te leshta ne ngjyra te zbehta, ajo e veshur nga Grace Kelly, nga Doris Day, nga Jane Fonda etj. E ngrohte, e bute me mëngë te gjata apo te shkurtra me jak V apo te rrumbullaket, pulovra perfekte e stilit 50′ do te jete veshja qe do te ngrohe ditët e dimrit duke na dhuruar një stil bon ton si te divave qe aq shume kemi përpiqemi ti ngjajmë.
Fund me pala, mary jane ne këmbë ose si alternative çizme, pulovër ne ngjyrën pastel dhe do te jeni menjëherë si ato romantiket e viteve 50′ ashtu siç është pare edhe ne sfilaten parisienë te Valentinos gjate prezantimit te koleksionit vjeshtë/dimër 2014-15.
Te zhurmshme si ne vitet 70′
Kombinojeni me një fustan te ngushte apo me një minifund dhe me çizme te gjata prej llustrafini per te kujtuar vitet e rebelimit, te emancipit femëror, te lëvizjeve studentore ashtu siç ka bere dhe Miu Miu ne sfilaten e saj te fundit vjeshtë/dimër 2014-15 ne Paris.
Malinkolike si ne vitet 90′
Jeans apo pantallona me bel te larte, sneakers ne këmbë dhe një pulovër me mënge gjysma prej leshi te bute për ti kombinuar me një pallto ne stilin twin set.