Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,970 ▼ -0.18% ETH $2,053 ▼ -0.78% XRP $1.3168 ▼ -0.22% SOL $80.2600 ▲ +0.41%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Punësimi i të rinjve dhe zhvillimi, çelet panairi “Work and Study” në Tiranë

nikolin-jaka-655x356-320x173U çel sot panairi i pestë kombëtar “Work and Study” pranë mjediseve të Muzeut Historik Kombëtar, i cili u organizohet nga Dhoma Kombëtare e Tregtisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit e Sportit dhe Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Gjatë fjalës së tij, kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka, ka theksuar se ky është një aktivitet i rëndësishëm sa i takon zhvillimi ekonomik të vendit.

“Viti 2013 ishte me shifra optimiste e shpresëdhënëse, si për punë kërkuesit, ashtu edhe për punëdhënësit, – tha Jaka. – “Ky aktivitet përçon një sinjal të ri për rininë shqiptare që të orientojë objektivat e saj për të ardhmen dhe për një efiçencë në zhvillimin ekonomik e familjar në të gjithë vendin. Falënderoj ministritë që bashkëpunuan me Dhomën Kombëtare të Tregtisë”.

Ndërkohë, panairi ekspozon edhe arritjet e tij. Këtë herë në panair, MAS-i dhe MMRS-ja, i kanë dhënë prioritet interesimit të të rinjve në kërkim të një pune pas diplomimit në shkollë.

Gjatë panairit ka folur edhe ministri Erion Veliaj: “Në këto 5 edicione, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë është kthyer në epiqendrën e një tregu që bashkon punëkërkuesit me punëmarrësit. Ky panair është në një rrugë të mbarë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.