Punimet në By-Passin e Fierit pezull, Italianët e Serenissima në konflikt me nënkonktraktorin CAE
Punimet në By-Passin e Fierit rrezikojnë vonesa nga afatet fillestare për shkak të një konflikti në të cilin janë përfshire kompanitë që po kryejnë punimet.
Kompania italiane Serenissima Costruzioni S.p.A ka fituar tenderin ndërkombëtar për ndërtimin e By-Passit të Fierit duke nënshkruar kontratën me Autoritetin kompetent me 18 Mars 2013, në një njoftim të posaçëm për median ka njoftuar prishjen e kontratës me nënkotraktorin shqiptare CAE, i cili edhe pse ka marrë pagesën 15.8 milionë euro nuk ka kryer punimet sipas parashikimeve në kontratë.
Serenissima Costruzioni S.p.A. qysh kur fitoi tenderin në Shqipëri vendosi t’ia nënkontraktojë një pjesë të punimeve disa shoqërive, ndër te cilat CAE Sh.P.K.
Nënkontraktohet deri me sot rezultojnë tetë. “Ne rastin e CAE sh.p.k që në bazë të detyrimeve kontraktuese duhet të kishte kryer punimet me mjetet dhe punëtorët e saj, përvoja ka provuar të kundërtën dhe Serenissima Costruzioni është detyruar, edhe pse pa dëshirën e saj, te zgjidhe Kontratën e Nënkontraktimit me këtë të fundit për arsye të mos përmbushjeve të mëdha të detyrimeve kontraktuese, ndër të cilat, vonesat e rëndësishme të kësaj në dorëzimin e veprës, përkundër kërkesave të vazhdueshme” sqaron Serenissima Costruzioni në një njoftim të posaçëm.
Kompania italiane CAE Sh.p.k disa herë i është këkuar zyrtarisht nga shoqëria në fjalë ekzekutimin e Kontratës së nënkontraktimit dhe pavarësisht se CAE Sh.p.k ka marrë në kohë nga ana e Serenissima Costruzioni shumat të vendosura kontraktualisht, CAE Sh.p.k nuk ka përmbushur detyrimet kontraktuese dhe ka paraqitur një vonesë në zhvillimin e aktiviteteve të punës në kantier.
“Si rrjedhojë CAE Sh.p.k në vend që të plotësojë vonesat e dukshme, vendosi që në datën 07 mars 2016, të ndalojë totalisht në mënyrë arbitrare aktivitetin e punimeve në kantier, edhe pse këto aktivitete ishin modeste, duke provokuar dëme të mëdha Serenissima Costruzioni, si rrjedhojë Shtetit dhe Popullit shqiptar” njofton Serenissima Costruzioni.
Duke ndjekur politikën e saj të brendshme me pasiviteti total në punimet në kantierin e By Pass të Fierit, CAE Sh.p.k ka bërë që Serenissima Costruzioni ka zyrtarizuar zgjidhjen e kontratës me 27 prill 2016.
“Theksojmë në fund se, përballë punimeve të kryera nga CAE Sh.P.K për 15.557.340 euro (përfshirë TVSH-në), deri më sot Serenissima Costruzioni S.p.A i ka paguar CAE Sh.P.K një total prej 15.823.455 euro (përfshirë TVSH-në) duke përfshirë edhe shumën e paradhënies për fillimin e punimeve. Prandaj, deri më sot CAE Sh.P.K rezulton të jetë në një pozitë borxhi ndaj Serenissima Costruzioni S.p.A, e cila per arsye të vonesave të mëdha të grumbulluara dhe paaftësisë të menaxhimit të punimeve në kantier nga ana e CAE Sh.P.K., ka të drejtë të plotë jo vetëm të ndërmarrë ndaj CAE Sh.P.K dënimet kontraktuale të parashikuara por mbi të gjitha për të kërkuar dëmet e imazhit që janë krijuar kësaj” thuhet në njoftim.
CAE detyrimet ndaj furnitorëve 10 mln euro deri më 2014
Kompania CAE e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në vitin 2007 me aktivitet kryesor sektorin e ndërtimit.
CAE ka akumuluar detyrime ndaj furnitorëve në vlerën e 1.3 miliardë lekëve deri në fund të vitit 2014 sipas të dhënave të bilancit, shumë kjo e barabartë me 10 milionë euro.
Vlera e kapitalit të kompanisë është vetëm 50 milionë lekë, teksa detyrimet janë 26 herë më të larta se kapitali. Kompania nuk u përgjigj në konktatet e saj zyrtare të depozituara në QKR.
Sakaq ndaj kompanisë ACE kanë vërshuar gjatë këtij viti kërkesat për sekuestro të aksioneve në QKR. Shoqëria ” Shërbimi Përmbarimor AB” kërkoi në shkurt të këtij viti bllokimin e kuotave të kompanisë me qëllim shlyerjen e detyrimit që kompania ACE ka kundrejt palës kreditore “Albatrex” shpk.
Në prill të këtij viti shoqëria përmbarimore, “PRESTIGE BAILIFF SERVICES”, ka kërkuar në QRKR vendosjen e sekuestros konservative në aksionet/kuotat që zotëron shoqëria “C.A.E” shpk, për llogari të kreditorit Mehmet Cekaj.
Bypass-i i Fierit, nyja strategjike për dy autostradat
Bypass-i Fierit është një autostrade interurbane midis qytetit ëe Fierit dhe Levanit me gjatësi afërsisht 22 km. Sipas të dhënave të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Bypass-i është pjesë e një korridori të rëndësishëm aksin Veri – Jug ( nga Lushnja na Vlore), për të cilin disa sektorë janë ndërtuar ose janë në ndërtim e sipër. Sipas afateve rruga duhet të kishte përfunduar në shtator 2015.
Aksi rrugor kalon në perëndim të Fierit, midis qytetit dhe vijës se bregut, duke përfshirë në pjesën më të madhe një fushe që kultivohet e vaditet në mënyre intensive. Ai përshkon Lumin e Semanit, një rrjedhje e rëndësishme uji, i cili bashkohet me lumin Gjanica dhe një numër të madh kanalesh vaditjeje dhe kullimi sikurse edhe me shumë struktura të vogla hidraulike dhe kullimi.
Aksi rrugor është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë jugore, për zhvillimin industrial dhe të turizmit, dhe ka një impakt të rëndësishëm në bujqësi, meqenëse Fieri është rajoni me rëndësishëm i prodhimit bujqësor në vend. Lartësia e rrugës është pozicionuar përgjithësisht nga 2 – 5 m nga sipërfaqja e tokës dhe 8 m nga ky nivel në rastin e kryqëzimeve në disnivel.
Janë parashikuar gjithashtu shumë nënkalime për sigurimin e vazhdueshmërisë e trafikut lokal.
Fondi limit për ndërtimin e këtij aksi rrugor ka qenë 60 milion euro ndërsa vlera e prokuruar e objektit është 39.87 milion euro. Punimet civile do të financohen nga BERZH dhe BEI ndërsa supervizioni i punimeve do të financohet nga Kooperacioni Italian.
Financimi i BERZH 35 mln euro dhe BEI me 35 mln euro. Sipas të dhënave të ARRSH, kompania e shpallur fituese nga procesi i prokurimit, me ofertën më të ulet ishte Serenissima S.p.A, një nga kompanitë me të mëdha ne tregun Italian. Vlera e ofruar prej saj për ndërtimin e Bypass-it te Fierit është 39.87 milion euro me një kursim prej rreth 20 milion euro.
Paketa e projektit:
Gjatësia 22 km, autostrade
Shpejtësia e projektimit 120km/ore
Gjerësia e rrugës 22 m (2×2 korsi)
4 nyje me 2 nivele, pa e prekur gjurmën kryesore ne zonat si me poshtë:
– Mbrostar me D=100m
– Fier Perendim me D=100m
– Pojan me D=100m
– Levan me D=160m
2 Gjysem kryqezime (semi-svincolo)
– Dermenas Lindje
– Dermenas Perendim
3 ura me gjatesi 80 m
– Seman
– Hoxhare
– Pojan
21 nenkalime (mjetesh dhe hekurudhore)
– 9 me permasa 10x5m
– 2 me permasa 7×4.8m
– 9 me permasa 4×3.5m
– 1 hekurudhor me permasa 6x7m
2 zona me nga 25.000 m2 secila, per sherbime dhe pike informacioni per turistet.