🌫️
Tiranë 8°C · Mjegull 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 92.42 ▼3.26%
ARI 4,994 ▼0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $74,384 ▼ -0.1% ETH $2,336 ▲ +0.74% XRP $1.5356 ▼ -0.6% SOL $94.6400 ▲ +0.86%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 92.42 ▼3.26 % ARI 4,994 ▼0.28 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 92.42 ▼3.26 % ARI 4,994 ▼0.28 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Kosova

“Pushteti i Beogradit në Kosovë po i dorëzohet Prishtinës”

Marrëveshja për drejtësinë në Kosovë, arritur ndërmjet Beogradit e Prishtinës në Bruksel në fillim të këtij muaj, ka qenë hap i vogël në hapjen e kapitullit të parë të negociatave ndërmjet Serbisë e BE-së, ankohet sot gazeta e përditshme e Beogradit “Politika”.policia
Veç kësaj, shton kjo gazetë, sado që funksionarët shtetërorë pohojnë se marrëveshja është neutrale ndaj statusit, një pjesë e opozitës serbe konsideron se në biseda është bërë një hap i madh jashtë ligjit dhe se harmonizimi i drejtësisë në veri me sistemin drejtësisë në Kosovë, është edhe një hallkë e pushtetit serb që i është dorëzuar Prishtinës, transmeton koha.net

Avokati serb Branko Pavloviq ka thënë se me Marrëveshjen për Drejtësinë janë shkelur ligjet e Serbisë dhe se gjyqet në territorin Kosovës do të gjykojnë, siç ka thënë, si pjesë e të ashtuquajturës e Republikë e Kosovës, me stemën e saj, me emërtimin e saj, me flamurin dhe me betimin e saj, si dhe nën ligjet e saj.
„Kurrë, asnjëherë, asnjë aktgjykim, nuk do të mund të shqyrtohet, qoftë dhe në instancën e fundit para gjyqeve të Serbisë”, ka thënë Pavloviq.

Kryetari Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun duke folur për këtë marrëveshje ka treguar se Serbia në Kosovë nuk mund t’i zbatojë ligjet e vet, jo vetëm për shkak të shpalljes së pavarësisë por edhe për shkak të Rezolutës 1244. “Nëse thirremi në Rezolutë, ne nuk mund të zbatojmë ligjet tona në Kosovë” ka thënë Drecun.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.