Pushuesit e sivjetëm do ta gjejnë Sarandën me ujë të pijshëm te bollshëm
Në prag te fillimit te sezonit të ri turistik, në qytetin e Sarandës kanë nisur punimet për depon e re të ujit poshtë kalasë së Lëkuresit, pjesë e projektit të Bankës Gjermane KFW, me vlerë 8 milionë euro.
Është hapur rruga dhe së shpejti nis puna për instalimin e depos së re, me kapacitet mbajtës njëmijë metër kub, në lartesinë 190 metra nga niveli i detit.
Ky investim nis në kuadër të të gjitha punimeve që po kryhen për përgatitjen e sezonit “Verë 2015″. Investimi do të vazhdojë me nderhyrje edhe në kodrat për rreth si, në Gjashtë e Metoq, ku pritet furnizimi me ujë të pijshëm në fillim të verës, gjë që ka munguar prej kohësh.
“Kjo depo e re në Lëkurës, së bashku me atë ekzituese në Fushën e Patates, do ta çlirojnë Sarandën nga makthi i ujit te pijshem”, është shprehur kryetari i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa.