Bota
Putin: Do të bëjmë gjithçka që vrasësit e Nemtsov të marrin dënimin e merituar
Presidenti rus, Vladimir Putin konfirmoi sot, pas vrasjes së opozitarit, Boris Nemtsov se do të bëhet gjithçka që organizatorët dhe ekzekutuesit e këtij krimi të rëndë dhe cinik të marrin dënimin që meritojnë.
“Boris Nemtsov ka lën gjurmë në historinë e Rusisë, në jetën politike dhe shoqërore. Ai ka shprehur gjithmonë hapur dhe ndershmërisht qëndrimet e tij”, deklaroi presidenti rus në një mesazh ngushëllimi për Dina Eidman, mamaja e Boris Nemtsov.
“Ndaj sinqerisht fatkeqësinë që ju ka goditur”, shtoi Putin.