Bota

Putin premton të reagojë për një zgjidhje të negociuar të konfliktit në Ukrainë pas rrëzimit të avionit malajzian

putin-sanksione1Presidenti rus, Vladimir Putin theksoi sot se Rusia do të bëjë të pamundurën për të mbështetur një zgjidhje të negociuar të konfliktit në Ukrainë pas rrëzimit të avionit malajzian dhe kërkoi që një akses i sigurtë të jetë i garantuar për ekspertët ndërkombëtarë në vendin e katastrofës.
“Rusia do të bëjë gjithçka që është në pushtetin e saj që konflikti të kalojë nga një fazë ushtarake në një fazë të negociatave paqësore nëpërmjet rrugëve diplomatike”, deklaroi Putin në një video të publikuar nga Kremlini.
Ai theksoi se katastrofa nuk do të kishte ndodhur nëse luftimet nuk do të kishin rifilluar më 28 qershor, pas vendimit të Kievit për t’i dhënë fund armëpushimit.
“Në të njëjtën kohë, asnjë nuk duhet dhe nuk ka të drejtë të përdorë këtë tragjedi për qëllime politike egoiste”,  theksoi ai.
“Të gjithë ata që janë përgjegjës për situatën në rajon duhet të marrin përgjegjësitë para popullit të tyre ashtu si dhe para vendeve, shtetasit e të cilëve kanë humbur jetën si pasojë e kësaj katastrofe”, shtoi ai.
Përsa i përket hetimit mbi rrëzimin e avionit malajzian, Putin e gjykoi të domosdoshme për të bërë gjithçka për garantimin e sigurisë së ekspertëve ndërkombëtar në vendin e tragjedisë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button