🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 11 March 2026
S&P 500 6,781 ▼0.21%
DOW 47,707 ▼0.07%
NASDAQ 22,697 ▲0.01%
NAFTA 84.09 ▲0.77%
ARI 5,222 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
₿ CRYPTO
BTC $69,525 ▼ -0.97% ETH $2,020 ▼ -1.29% XRP $1.3788 ▼ -0.71% SOL $85.5800 ▼ -1.14%
S&P 500 6,781 ▼0.21 % DOW 47,707 ▼0.07 % NASDAQ 22,697 ▲0.01 % NAFTA 84.09 ▲0.77 % ARI 5,222 ▼0.38 % S&P 500 6,781 ▼0.21 % DOW 47,707 ▼0.07 % NASDAQ 22,697 ▲0.01 % NAFTA 84.09 ▲0.77 % ARI 5,222 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
11 Mar 2026
Breaking
Breaking
Rajoni

Putin së afërmi vizitë në Serbi me 100 biznesmenë rusë

Ambasadori i Federatës Ruse i akredituar në Beograd, Aleksandër Çepurin, pas përfundimti të vizitës në një kantjer ndërtimi ku punohet për hekurudhën e Beograd-Budapest (investim kinez), deklaroi për mediat serbe se vizita e Presidentit rus në Serbi pritet të zhvillohet në muajin tetor ose nëntor të këtij viti.

Ai theksoi se Presidenti Putin do të vijë në Serbi në krye të një delegacioni prej njëqind biznesmenësh rusë. „Kemi marrëdhënie të mira politike dhe presim të vijë në Serbi Presidenti Putin në tetor ose nëntor“- tha diplomati rus. Gjithashtu ai informoi se në muajin tetor do të zhvillohet mbledhja e komitetit ndërqeveritar ruso-serb për bashkëpunim ekonomik, „i cili do të marrë në shqyrtim perspektivën e bashkëpunimit për vitin në vazhdim“. Nënvizoi se tetë muajt e parë të këtij viti shkëmbimi i përgjithshëm tregtar mes dy vendeve është rritur me 20% në krahasim me të njejtën
periudhë të një viti më parë dhe se deri në fund të këtij ky vëllim mund të kapë shumën e tre miljardë dollarëve. „Formalisht pjesa ruse në tregtinë e jashtme të Serbisë në tetë muajt e parë ishte 6,7%, gjë që do të thotë se Rusia është partneri i tretë (i pari BE, i dyti Italia) i Serbisë në tregtinë e jashtme. Nëse llogaritim ndryshe Rusia mund të jetë edhe partneri i dytë“- tha diploamti rus.

Në lidhje me vizitën e Presidentit Putin që e paralajmëroi ambasadori rus, po ditën e djeshme, agjensia ruse në gjuhën serbe „Sputnjik“, informoi se zëdhënësi i Presidentit rus, Dimitri Peshkov nuk ka dhënë një afat të caktuar për vizitën e Presidentit Putin në Serbi. „Deri tani jo“ i është përgjigjur pyetjes së një gazetari serb, Zëdhënësi Peshkov, i pyetur nëse ka një një afat të caktuar për vizitën e Presidnetit rus në Serbi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.