☁️
Tiranë 6°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,227 ▼ -3.7% ETH $1,990 ▼ -3.44% XRP $1.3210 ▼ -2.91% SOL $82.8700 ▼ -4.12%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Politika

Qendrat për migrantët në Shqipëri, reagime për marrëveshjen e Rama-Meloni

Ekspertë të çështjeve të sigurisë dhe veprimtarë të çështjeve të migracionit shprehën skepticizmin dhe paqartësitë e tyre mbi ligjshmërinë dhe zbatimin praktik të marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për të mbajtur mijëra migrantë në territorin shqiptar, ndërkohë që shqyrtohen kërkesat e tyre për azil drejtuar autoriteteve italiane.

Ata shprehin shqetësimin pse kjo marrëveshje nuk është diskutuar më parë me struktura të specializuara dhe theksuan se emigrantët e shpëtuar nga autoritetet italiane nuk mund të dërgohen në një vend tjetër.

Eksperti i çështjeve të sigurisë në Shqipëri, Drejtuesi i Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, Arjan Dyrmishi, thotë se mënyra e përgatitjes së marrëveshjes mes dy kryeministrave Rama e Meloni është e pazakontë krahasuar me procedurat e zakonshme të marrëveshje, që më parë diskutojnë ekspertët.

“Bëhet fjalë për numra të mëdhenj dhe është shumë e vështirë, që Shqipëria të japë ndihmesën e vet në raport me këta numra, por çështja është trajtimi afatgjatë i këtyre njerëzve, se çfarë juridiksioni do të zbatohet ndaj këtyre njerëzve, kur territori është shqiptar, por juridiksioni ëhstë Italian. Nuk dihet çfarë masa sigurie do të zbatohen në rastin kur shumë prej tyre nuk do të fitojnë azilin, kur kthimi në vendet e tyre është i vështirë. Atëherë vendeve u lind detyrimi për t’u kujdesur, dhe në 10 vitet e ardhshme ata do të akumulohen në Shqipëri”, thotë zoti Dyrmishi

Ai shprehu dyshimet që Shëngjini mund të shndërrohet pas pak kohe si Kale në Francë, dhe se grumbullimi i këtyre njerëzve në Shqipëri do të sjellë probleme me vendet fqinje si Mali i Zi dhe me vet Italinë.

“Këto njerëz do të përpunojë Italia në Shqipëri, por në çastin e një aksidenti të caktuar të këtyre marrëveshjeve, lidhur me zbatueshmërinë e këtyre marrëveshjeve, këta “emigrantë” do t’i ngelen Shqipërisë në derë. Shqipëria ose duhet t’i absorbojë ose duhet t’i trajtojë duke ia kthyer Italisë pas, ose nuk dihet se si ndryshe. Ka shumë pika të paqarta për atë se si do të operacionalizohet në mënyrë të sigurtë”, tha zoti Dyrmishi.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, nuk ishte e përfshirë në diskutimin për këtë marrëveshje. Përfaqësuesja e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara UNHCR në Itali, Ciara Cardoleti, thotë se këto janë marrëveshje mes shteteve dhe ne nuk kemi detaje se çfarë propozojnë me këtë marrëveshje. Sipas saj, këto lloj marrëveshjesh mbi zhvendosjen e njerëzve në një vend të tretë të sigurtë, do të përbënin një ndarje të përgjegjësive, duke rritur përgjegjësinë për mbrojtjen në vend që ta zhvendosin përgjegjësinë në një vend tjetër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.