☁️
Tiranë 20°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,993 ▲0.37%
DOW 48,339 ▼0.41%
NASDAQ 23,860 ▲0.94%
NAFTA 92.15 ▲0.95%
ARI 4,839 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,107 ▼ -1.08% ETH $2,339 ▼ -0.36% XRP $1.3793 ▲ +0.43% SOL $84.2400 ▼ -1.94%
S&P 500 6,993 ▲0.37 % DOW 48,339 ▼0.41 % NASDAQ 23,860 ▲0.94 % NAFTA 92.15 ▲0.95 % ARI 4,839 ▼0.22 % S&P 500 6,993 ▲0.37 % DOW 48,339 ▼0.41 % NASDAQ 23,860 ▲0.94 % NAFTA 92.15 ▲0.95 % ARI 4,839 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Kosova

Qeveria, asgjë konkrete rreth Brezovicës

Qeveria e Kosovës nuk pritet që këtë vit të fillojë me procedurat për Projektin e Brezovicës, edhe pse pas dështimit të privatizimit, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, kishte thënë se Qeveria e ka planin “B” për të vazhduar me projektin.

Kjo Ministri pret që ky projekt të shkojë përmes Ligjit për Investime Strategjike, por që ende MTI-ja nuk ka përgatitur edhe udhëzimin administrativ për këtë ligj.

Avni Kastrati, zëvendësministër i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë për “Zërin” se nuk kanë asgjë konkrete rreth projektit të Brezovicës. Ai thotë se pas aprovimit të Ligjit për Investime Strategjike, Ministria e Tregtisë duhet të përgatisë edhe udhëzimin administrativ, por ky udhëzimin, sipas tij, pritet të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm që më pas të hapet edhe mundësia e projektit të “Brezovicës”.

“Sigurisht që projekti do të vazhdojë përmes Ligjit për Investime Strategjike, sepse është një projekt shumë i madh e strategjik për Kosovën. Unë mendoj se kësaj radhe do të jenë kushtet më të volitshme për ata që kanë marrë pjesë në konkurs. Ky projekt nuk ka dështuar.

Kushtet do të jenë më të volitshme, do të kenë interesim edhe operatorët e tjerë ekonomikë. Tash për tash nuk kemi marrë asnjë aktivitet shtesë për arsye se Ligji për Investime Strategjike është aprovuar, por duhet të përfundojë edhe udhëzimi administrativ për të qenë krejt e qartë”, ka thanë ai

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.