☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,586 ▲0.88%
DOW 46,645 ▲0.65%
NASDAQ 21,877 ▲1.33%
NAFTA 99.75 ▼1.61%
ARI 4,787 ▲2.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,113 ▲ +0.4% ETH $2,137 ▲ +1.86% XRP $1.3508 ▲ +0.58% SOL $84.2700 ▲ +1.9%
S&P 500 6,586 ▲0.88 % DOW 46,645 ▲0.65 % NASDAQ 21,877 ▲1.33 % NAFTA 99.75 ▼1.61 % ARI 4,787 ▲2.32 % S&P 500 6,586 ▲0.88 % DOW 46,645 ▲0.65 % NASDAQ 21,877 ▲1.33 % NAFTA 99.75 ▼1.61 % ARI 4,787 ▲2.32 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Qeveritare

Qeveria del me nje deklarate rreth arrestimit te governatorit te Bankes Qendrore

Sapo është kthyer nga Samiti i Uellsit Kryeministri Edi Rama ka nisur kontaktet për të diskutuar mbi situatën e re të krijuar me arrestimin e mbrëmshëm të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. 

mbledhje_qeverie

Që herët në mëngjes ai ka pasur një takim me Kryetarin e Kuvendit, pasuar me një sërë telefonatash me partnerë e ekspertë ndërkombëtarë të qeverisë dhe më pas një tjetër takim me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Mbështetja për prokurorinë e drejtësinë për të kryer deri në fund punën e nisur dhe garantimi i pavarësisë së Bankës së Shqipërisë për ta kapërcyer situatën me autoritet të plotë moral e profesional, duhet e do të jenë dy pika të palëvizshme referimi për qeverinë në trajtimin e këtij problemi madhor.

Kryeministri e Qeveria, në bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin e Shqipërisë, do të ndërmarrin me përgjegjshmëri të lartë morale e përgjegjësi të plotë ligjore, të gjithë hapat e nevojshëm që Banka e Shqipërisë të dalë më e fortë moralisht, më e sigurt institucionalisht, më transparente administrativisht dhe padyshim plotësisht e pavarur, nga një situatë si kjo që nuk duhet të përsëritet më kurrë në të ardhmen.

Kryeministri Edi Rama dëshiron t’i shprehë respektin e mbështetjen e Qeverisë të gjithë teknicienëve të Bankës së Shqipërisë, aftësitë e spikatura dhe puna e përkushtuar e të cilëve, janë një bazë shumë e sigurt për qëndrueshmërinë e padiskutueshme të institucionit, pavarësisht situatës së krijuar në majën e drejtimit të tij.

Kontaktet e Kryeministrit do të vazhdojnë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.