☁️
Tiranë 19°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,839 ▲ +1.49% ETH $2,243 ▲ +2.25% XRP $1.3465 ▲ +0.67% SOL $84.4800 ▲ +1.32%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Qeveria greke jep 4-tër licencat për televizionet kombëtare, ja 4-tër përfituesit

Pas një procedure prej më shumë se 66 orësh ka përfunduar tenderi publik i shpallur nga qeveria greke për dhënien e 4 licencave të televizioneve kombëtare,  me një afat 10-të vjeçar,  përkundrejt një shume surprizë prej 246 milionë euro, që shkon e gjitha në arkat e shtetit.
Përfundimisht, 4 nga 8 kompanitë rivale pjesëmarrëse në tender për lejen e një televizioni kombëtar janë:


1- Kompania e biznesmenit Jannis Alafouzos, që drejton kanalin e sotëm televiziv SKAI dhe zotëron shumicën e aksioneve të gazetës Kathimerini, i cili ka siguruar lejen e parë përkundrejt shumës prej 43.6 milionë euro.
2- Kompania e një biznesmeni tjetër vendas në fushën e ndërtimeve, Christos Kalogritsas, i cili ka dhënë për lincencën 52,6 milionë euro.
3- Grupi mediatik Ant1 i Minos Kiriakou, i cili ka paguar në procesin e ankandit 75.9 milionë euro.
4- Kompania Alter Ego, në pronësi te manjatit grek, pronar anijesh dhe president i klubit të Olimpiakosit, Evangjelos Marinakis, i cili ka dhënë 73,9 milionë euro.

Duke ju përgjigjur kritikave se qeveria Syriza me anë të këtij procesi kërkon të vendosë kontroll mbi mediat, zëdhënësja e qeverisë, Olga Gjerovasili ka përsëritur se në këtë mënyrë “luftojmë të ashtuquajturin trekëndesh të korrupsionit”, lidhjet ndërmjet mediave, politikës dhe bankave.
Për herë të parë në historinë e vendit, ka thënë ajo, pas 27 vjet amullie me kanale private që nuk dispononin asnjë leje dhe i detyrohen shtetit mbi 200 milionë euro dhe bankave rreth 800 milionë të tjera, vendosen rregullat për përdorimin e frekuencave televizive në interes të vendit dhe qytetarëve. 

Këto shitje publike shënojnë fundin e një reforme mjaft të dëshiruar nga ana e qeverisë së majtë të Aleksis Ciprasit për rritjen e moralit dhe racionalizimit të sektorit audiovizual, prej dekadash në duart e një grupi oligarkësh në një vakum ligjor dhe një paqartësie financiare deri më tani e toleruar nga klasa politike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.