Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 18 April 2026
S&P 500 7,126 ▲1.2%
DOW 49,447 ▲1.79%
NASDAQ 24,468 ▲1.52%
NAFTA 82.59 ▼9.41%
ARI 4,880 ▲1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $75,892 ▼ -2.17% ETH $2,364 ▼ -3.16% XRP $1.4328 ▼ -3.54% SOL $86.8300 ▼ -3.29%
S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 82.59 ▼9.41 % ARI 4,880 ▲1.48 % S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 82.59 ▼9.41 % ARI 4,880 ▲1.48 %
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
18 Apr 2026
Breaking
Qeveritare

Qeveria heq shperblimet dhe festimet

Viti 2010 mund të ketë qenë i mirë për ekonominë shqiptare, sipas shifrave të Ministrisë së Financave, por aspak i tillë për nëpunësit e shtetit.

Punonjësit e administratës publike nuk do të marrin shpërblim për rezultate të mira në punë madje nuk do të bëjnë festa për fund viti siç ka ndodhur vite më parë. 

Buxheti i varfër, ka detyruar kryeministrin e vendit Sali Berisha që me një vendim të Këshillit të Ministrave të datës 17 nëntor 2010, numër 929, i cili nuk është publikuar as në fletoren zyrtare, të urdhërojë të gjithë administratën shtetërore që duke filluar nga data 2 dhjetor 2010 nuk mund të zhvillojnë asnjë aktivitet social kulturor dhe përjashtimisht për vitin  2010 fondi i veçantë nuk mund të përdoret as për shpërblimin e punonjësve me rezultate të mira.

Ky urdhër ka befasuar të gjithë punonjësit e administratës shtetërore të cilët e konsiderojnë absurd. 

Ndonëse nuk janë dakord me këtë urdhër, nuk mund të shprehen pasi në rast të kundërt rrezikojnë vendin e punës. 

Në fakt publikimi ose jo i vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe jo vetëm, është monitoruar edhe nga qendra për çështjet e informimit publik, ku sipas raportit të transparencës së botimeve zyrtare, vetëm për vitin 2009 janë konstatuar 95 VKM të cilat nuk janë publikuar. 

Ndërsa 138 vendime të tjera janë botuar një vit më vonë në një fletore zyrtare ekstra. 

Gjithsej gjatë këtij viti të monitoruar Këshilli i Ministrave ka miratuar 1305 VKM. 

Nën shembullin e Këshillit të Ministrave ecin edhe shumë ministri të cilat nuk bëjnë publike për qytetarët udhëzimet që nxjerrin, ndonëse e kanë të detyruar me ligj ta bëjnë një gjë të tillë. 

Gjatë viti 2009 me problematike ka qenë Ministria e Arsimit e cila nuk ka të botuar në fletoren zyrtare rreth 73% të udhëzimeve të nxjerra. 

Në këtë raport theksohet dhe mungesa e publikimeve të teksteve të marrëveshjeve ndërkombëtare të nënshkruara nga shteti shqiptar ndër vite të cilat duhet të jenë në gjuhën shqipe.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.