🌤️
Tiranë 6°C · Kryesisht kthjellët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.60 ▼0.11%
ARI 5,019 ▼0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $72,400 ▲ +1.66% ETH $2,172 ▲ +3.85% XRP $1.4373 ▲ +1.65% SOL $91.2800 ▲ +3.67%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.60 ▼0.11 % ARI 5,019 ▼0.84 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.60 ▼0.11 % ARI 5,019 ▼0.84 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Kosova

Qeveria: Kemi rritje të investimeve të huaja direkte

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka organizuar tryezë shkencore me temë diskutimi “Investimet e huaja direkte në Kosovë”, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Isa Mustafa.

“Në faza të ndryshme dhe të hershme liberalizimi ka qenë edhe si një prej burimeve të shumë krizave në ekonomi. Ndryshimet të cilat kanë ndodhë në çmimet relative dhe liberalizimi i tregjeve ka krijuar presione konkuruese, të cilat kanë çuar në humbje financiare për shumë firma dhe rënie të nivelit të prodhimit, por gjithashtu edhe subvencione direkte të ndërmarrjeve janë ul ndjeshëm dhe kanë shkaktuar një rënie fillestare të prodhimit, që nuk ka mundur të kompensohet nga sektori privat i cili rishtas është krijuar në këto vende”, deklaroi Mustafa.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami tha se niveli i investimeve të huaja ka pasur ulje dhe ngritje në periudha të caktuara, duke shtuar se për shkak të zbatimit të pakos fiskale pritet që investimet e huaja të kalojnë shumën prej 350 milionë euro.

“Niveli më i lartë, edhe për shkak të procesit të privatizimit, e dini që ka ndodhur në vitin 2017 kur kemi pasur 440.7 milionë euro dhe pika më e ulët, edhe për shkak të kolapsit institucional, ka qenë në vitin 2014 kur niveli i investimeve të huaja direkte ka rënë në 151 milionë. Gjatë vitit 2015 edhe për shkak të reformave strukturale që kemi marrë si qeveri e Republikës së Kosovës, kemi pasur një ngritje të dukshme dhe deri në tetor kemi arritur të tërheqim 270 milionë euro investime të huaja direkte”, u shpreh ministrja Bajrami.

Ndërsa, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Mustafa, në punimin e tij për rrjedhën e investimeve të huaja në Kosovë vlerësoi se deindustrializimi në vend ishte brutal dhe i dhunshëm.

“Deindustrializimi në Kosovë ka qenë brutal, i dhunshëm dhe ka ndikuar në mënyrë radikale, sidomos gjatë viteve ‘90. Por edhe privatizimi i vonuar që ka startuar në vitin 2002 dhe më vonë me mungesa të mëdha, nuk ka ndikuar në tejkalimin e problemeve të shumta”, tha aai.

I ftuar në tryezë ishte edhe Rilind Kabashi nga Maqedonia i cili tha se faktorët që kanë ndikuar në tërheqjen e investimeve të huaja në Maqedoni janë stabilizimi pas konfliktit, stabiliteti politik, makroekonomik dhe financiar, procesi i integrimeve në BE, luftimi i korrupsionit, liberalizimi i tregut e të tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.