Qeveria krijon borxhe të reja: Institucionet 34 miliardë lekë detyrime të papaguara
Sipërmarrjet private vazhdojnë të mos paguhen për punët e bëra apo shërbime të kryera, nga administrata shtetërore. Kjo ka sjellë akumulimin e një borxhi prej 34 miliardë lekësh për 1 vit e gjysmë. Burime zyrtare nga Ministria e Financave bëjnë me dije se gjatë periudhës kohore janar 2016-qershor 2017 janë krijuar 34 milionë lekë borxhe, të cilat nuk janë shlyer ende. Pothuajse të gjitha dikasteret qendrore kanë krijuar detyrimeve të prapambetura. Edhe pse në ligjin e buxhetit, por edhe në strategjinë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura theksohet moskrijimi i borxheve të reja, duket se kjo nuk po funksionon. Fondet buxhetore duhet të disbursoheshin sipas projekteve të parashikuara më parë, por kjo nuk ka ndodhur në mjaft raste. Në vlerën e borxhit të krijuar gjatë kësaj kohe, përfshihen dhe vendimet gjyqësore. Krijimi i borxheve të reja është një problem i evidentuar dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili vetëm pak ditë më parë i tërhiqte vërejtje qeverisë për moskrijimin e detyrimeve të reja.
Bilanci i Financave
Referuar të dhënave më të fundit zyrtare të Ministrisë së Financave, rezulton se vetëm për periudhën janar 2016-qershor 2017 janë krijuar 3.4 miliardë lekë të rinj detyrime të reja nga institucione të ndryshme. Siç bëjnë me dije Financat, vetëm gjatë periudhës maj-qershor 2017, vlera e detyrimeve të prapambetura të krijuara nga institucione të ndryshme arrin në 1.5 miliardë lekë. Të dhënat tregojnë se institucionet që kanë krijuar më tepër detyrime të prapambetura këtë periudhë janë Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës 943.8 milionë lekë, Ministria e Arsimit dhe Sportit 1 milion lekë, Ministria e Drejtësisë 83.1 milionë lekë, Ministria e Shëndetësisë 63.9 milionë lekë, Ministria e Punëve të Brendshme 143.1 milionë lekë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik 0.2 milionë lekë, Ministria e Punëve të Jashtme 12.1 milion lekë, Ministria e Financave 154.3 milionë lekë, Ministria e Zhvillimit Urban – 45.9 milionë lekë, Ministria e Mjedisit 74.7 milionë lekë, Ministria e Integrimit Europian 0.6 milion lekë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve 3.9 milionë lekë, Ministria e Mirëqenies dhe Ministria e Kulturës raportojnë që nuk ka krijuar detyrime për këtë periudhë.
Borxhi në total sipas ministrive
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës raporton që detyrimet për periudhën nga Janari 2016 deri në Qershor 2017 raportohet në vlerën 1.331, 6 milion lekë, Ministria e Arsimit dhe Sportit 28.2 milionë lekë, Ministria e Drejtësisë321,9 milionë lekë; Ministria e Shëndetësisë 78 milionë lekë, Ministria e Punëve të Brendshme 745.3 milionë lekë, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave 30.8 milionë lekë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes 3.3 milionë lekë, Ministria e Energjisë dhe Industrisë 50,4 milionë lekë, Ministria e Punëve të Jashtme 13.4 milionë lekë detyrime të akumuluara, Ministria e Financave 314.5 milionë lekë detyrime, Ministria e Integrimit Evropian 5.2 milionë lekë, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë 5.5 milionë lekë, Ministria e Zhvillimit Urban 347.2 milionë lekë.