Qeveria miraton projektligjin për veteranët
Qeveri e Kosovës ka miratuar projektligji për veteranët me shtimin e nenit 6, i cili parasheh që në rast se buxheti nuk është i mjaftueshëm për mbulimin e pensioneve prej 120 eurove, kategoria e tretë do t’i nënshtrohet vlerësimit në përputhje me buxhetin e paraparë.
Qeveria e miratoi edhe zgjatjen e mandatit të komisionet qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit apo internuarit të UÇK-së.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.