☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,049 ▲ +0.28% ETH $2,284 ▲ +2.03% XRP $1.3532 ▼ -0.09% SOL $84.8500 ▲ +0.19%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
12 Apr 2026
Breaking
Kosova

Qeveria miraton sërish amendamentin për Gjykatën Speciale

Qeveria e Kosovës miratoi për herë të dytë amendamentin kushtetues për Gjykatën Speciale dhe e riprocedoi për miratim në Kuvend.

Kryeministri Isa Mustafa tha se Kosova ka kërkesë eksplicite nga partnerët strategjikë, SHBA dhe Bashkimi Evropian, miratimin e Gjykatës Speciale, si një obligim ndërkombëtar që ka marrë vendi. Mustafa tha se Kosova nuk mund të zhvillohet nëse mbetet e izoluar nga ana e partnerëve ndërkombëtarë, ndaj ai i ftoi deputetët që të miratojnë formimin e Speciales.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe rregullorja e punës së Kuvendit nuk e kufizojnë mundësinë që qeveria të riproçedojë me të njëjtat amendamente në Kuvend. Prandaj konsiderojmë se ne nuk kemi asnjë pengesë kushtetuese që amendamentet, të cilat janë aprovuar njëherë në qeveri, të riproçedohen në Kuvend me kërkesë që ky institucion t’i shqyrtojë edhe njëherë dhe të marrë vendim për aprovimin e tyre, duke marrë parasysh rëndësinë shumë të madhe që ka për vendin ky aprovim. Ne, po ashtu duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk mund ta ndërtojmë dhe zhvillojmë këtë vend të izoluar nga vendet mike”, deklaroi Mustafa.

Edhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi tha se miratimi i Gjykatës Speciale do t’i përshpejtojë hapat për integrime evropiane, ndërsa ftoi deputetët që pa hezitim në ditët e ardhshme të japin votën e tyre pro saj.

“Mbetem me shpresë dhe optimizëm të plotë që deputetët kësaj radhe të votojnë pa ndonjë hezitim, në mënyrë që të përmbyllim edhe këtë sfidë, apo bashkpërgjegjësi të politikës dhe institucioneve të Kosovës”, deklaroi Thaçi.

Pas riproçedimit të qeverisë, tani mbetet që depuytetët kosovarë të vendosin edhe njëherë nëse do të miratojnë formimin e Gjykatës Speciale, për të cilën nevojiten dy të tretat e votave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.