🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 19 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 94.59 ▼1%
ARI 4,652 ▲1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $70,410 ▼ -1.03% ETH $2,149 ▼ -2.22% XRP $1.4540 ▼ -0.72% SOL $89.0800 ▼ -1.4%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.59 ▼1 % ARI 4,652 ▲1 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.59 ▼1 % ARI 4,652 ▲1 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Qeveria nis operacionin për karburantet

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot nisjen e operacionit për kontrollin e të gjitha kompanive të prodhimit dhe tregtimit të hidrokarbureve.

Në një dalje publike për mediat Rama tha se të gjitha kompanitë e prodhimit dhe tregimit të naftës me shumicë dhe pakicë do të kalojnë në “sitë”.

“Nuk do pajtohemi me asnjë sipërmarrje që shkel ligjin. Urojmë të mos e marrin lehtë këtë operacion sepse tolerance do të jetë zero dhe përballja me shtetin e ligjin do të jetë më e ashpër se asnjëherë tjetër” tha Rama para medieve.

“Industria të kuptojë që ne do mbështesim këto që bën në këtë sektor dhe në gjithë sektorin e energjisë së vendit, por ne nuk do të pajtohemi me asnjë sipërmarrje që shkel ligjin, historitë që u kanë ndodhur qytetarëve të thjeshtë me shkatërrimin e automjeteve të tyre, apo në zona ku kjo industri ka bërë dëme duhet të marrë fund, dhe ne duhet t’i japim fund kësaj duke i dhënë secilit hakun që i takon. Sipërmarrësit në këtë sektor i urojmë suksese, punë të mbarë, sa më shumë fitime nga puna e tyre, por i urojmë që mos ta marrin lehtë këtë operacion sepse siç thashë tolerance do të jetë zero dhe përballja me shtetin dhe ligjin do të jetë më e ashpër se asnjëherë tjetër.

Ndër të tjera, Rama nënvizoi se operacioni vjen në një moment të rëndësishëm për ekonominë. Ai tha se produktet e naftës do t’i nënshtrohen kontrollit rigoroz.

“Rafineritë e naftës do t’i nënshtrohen një kontrolli rigoroz që do të jetë ajo që shkruhet në ligjet e qeverisë. Do fillojmë nga tregtimi me shumicë, tregtimi me pakicë, procedurat e kontrollit etj”, tha kryeministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.