Tiranë 5°C · Pjesërisht vranët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 97.97 ▲0.1%
ARI 4,789 ▼0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $71,897 ▲ +1.42% ETH $2,188 ▲ +0.44% XRP $1.3434 ▲ +0.98% SOL $83.0200 ▲ +1.34%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.97 ▲0.1 % ARI 4,789 ▼0.6 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.97 ▲0.1 % ARI 4,789 ▼0.6 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kosova

Qeveria të zbardhë fatin e 1668 të pagjeturve

Qeveria e Kosovës duhet t’i vërë kusht Serbisë që të hapen arkivat e policisë dhe ushtrisë serbe për t’u zbardhur fati i të pagjeturve dhe pastaj të fillojnë bisedimet Prishtinë-Beograd.

 Kjo kërkesë i është adresuar Qeverisë nga familjarët e të pagjeturve, por edhe anëtarët e Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, të cilët kanë pranuar se janë “dorëzuar” përballë shtetit serb që po tregon mosgatishmëri për të kryer gërmimet në lokacionet e dyshuara për varreza masive në Serbi.

Protesta të panumërta janë organizuar gjatë tërë këtij viti në Kosovë për të pagjeturit. Por, vetëm 58 mbetje mortore të gjetura në Serbi janë rivarrosur sivjet në Kosovë, përderisa sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, të rrëmbyer e të zhdukur nga forcat serbe (1998/99) janë edhe 1668 kosovarë.

Serbia edhe këtë vit, sipas përfaqësuesve të këtij Komisioni ka vepruar njësoj, duke zvarritur gërmimet në zonat ku ky Komision kishte informacione se ka varreza masive në këtë shtet. Ndërsa, sipas familjarëve, është Qeveria e Kosovës ajo që bashkë me bashkësinë evropiane nuk janë angazhuar për të zbardhur fatin e të pagjeturve.

Nysrete Kumnova nga organizata “Thirrjet e nënave”, thotë se për të pagjeturit nuk janë interesuar as institucionet e Kosovës dhe as ato ndërkombëtare.

“16 vjet pas përfundimit të luftës, në vend se të rritej presioni ndaj Serbisë, ne ende kemi mbi 1600 të pagjetur dhe pse dihet adresa se ku janë – Serbia. Shteti serb ka shënime me emër dhe mbiemër se ku i bartën këta njerëzit tanë, se ku i kanë dërguar apo në cilat varreza janë”, tha Kumnova, raporton Zëri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.