Qeveria vendos kufizime për karburantet
Çmimeve të karburanteve për automjetet në Republikën Çeke do t’u vendoset kufi duke filluar nga nesër, kufi që do të përditësohet çdo ditë, njoftoi sot Ministria e Financave, për shkak të krizës energjetike që ka shkaktuar nga lufta në Iran.
Ministria ka vendosur kufirin fillestar për çmimin e benzinës në 43,15 korona (rreth 2,04 dollarë) dhe për naftën në 49,59 korona për litër.
Ndër masat e tjera të miratuara nga qeveria janë kufizimi i marzhave të fitimit që kompanitë e karburanteve mund të aplikojnë dhe ulja e taksës mbi naftën.
Qëllimi i këtyre masave është të frenohen rritjet e përgjithshme të çmimeve të karburanteve dhe të eliminohen ekstreme lokale të çmimeve.
Ky i fundit duket se i referohet Pragës dhe stacioneve të karburanteve në autostrada, ku zakonisht shiten çmimet më të larta.
Vendi ka një rrjet të mirë stacionesh karburanti, të menaxhuara nga kompania polake ”Orlen”, kompania hungareze MOL dhe ”Cepro”, që është shtetërore dhe operon nën markat ”Eurooil” dhe ”Robin Oil”.
Çmimet relativisht të ulëta kanë bërë që shoferët gjermanë të kalojnë kufirin për të mbushur karburant./ /Ad.Ab./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.