Opinion

Qeverisje e drejtuar nga klloun zhgarravinazh…

Kastriot Islami

Shumica e shqiptarëve të ndershëm dhe ndërkombëtarët s’kanë më asnjë dyshim se KM është një personazh grotesk, bosh, pa përmbajtje, pa thelb, pa formë, kloun. Gjithçka thotë në takime të ngushta me vendas e ndërkombëtarë ai shfaqet sipërfaqësor; qytetarët kanë mendimin se Ai është thjesht bojaxhi zhgarravinash e kloun mashtrimesh. Se në të gjithë veprimet e tij mungon substanca, përmbajtja, e thelbi; gjithçka e thënë prej tij është mediokre, sipërfaqësore, bojatisje, gaztore. Kjo e gjithë vjen nga mungesa e formimit të tij solid, apo siç artikulohet në media e gjitha kjo vjen nga formimi i tij i paplotë dhe nga kapaciteti i kufizuar apo paaftësia për tu marrë me thelbësoren…veçanërisht me qeverisjen…

Ai është shfaqur në qeverisjen e vendit edhe si tregtar i interesave kombëtare, duke u përpjekur ti tregojë të gjithë atyre që s’e njohin, se dikur ka qenë basketbollist, kurse tani është ‘basketbollisti më i mirë mes të gjithë kryeministrave dhe kryeministri më i mirë mes të gjithë basketbollistëve’! Mediokritet më të madh se në këtë artikulim zor mund të gjendet, që në çdo rast do të bënte për të qeshur edhe klounët gaztorë por edhe më seriozët… Por qytetarët vendas e përfaqësuesit ndërkombëtarë, e kanë të qartë se edhe si basketbollist ka qenë i rëndomtë, basketbollist sherrxhi, i future në ekipe me ndërhyrje politike; trajnerët, kolegët e sportdashësit e asaj periudhe i kanë shumë mirë parasysh këto fakte…

Në median ndërkombëtare, me anë të disa lobistëve të komprometuar me pagesa të majme (zanat që e njeh shumë mirë) nga paratë e shqiptarëve të varfër përpiqet të prezantohet edhe si një kryeministër-piktor, që ka mbaruar shkollën për pikturë por në fakt e vërteta është ndryshe: asnjëherë e askush në Shqipëri, e as në shkollë, s’e ka konsideruar piktor, s’e njeh si piktor sepse duke mos qenë në gjendje të bëjë piktura të vërteta ka bërë vetëm ‘zhgarravina’ duke u cilësuar nga shqiptarët seriozë thjesht një ‘bojaxhi zhgarravitës’ telajesh …

Në 1998, nisi ‘profesionin’ e ri politik, si ministër kulture, duke u marrë me atë që dinte të bënte më mirë dhe që i shkonte për shtat karakterit të tij, me bojatisjen e zhgarravitjen  fasadave të ministrive. Shumë nga individët e asaj kohe e kuptonin sepse s’dinte të bënte asgjë tjetër, ndërkohë që ministria e drejtuar prej tij s’kishte asnjë lidhje me bojatisjen e ministrive duke krijuar në publik imazhin e një ministri kulture bojaxhi fasadash…

Për 11 vjet në krye të Bashkisë së Tiranës, detyrë të cilën e nisi si bojaxhi i fasadave të qytetit dhe e vazhdoi si mashtrues-kloun duke harxhuar miliona euro për bojëra ekstravagante apo simbole shfaqje perverse e propagandë të shëmtuar personale, në median ndërkombëtare, vetëm për të tërhequr vëmendjen dhe krijuar imazhin e një bojaxhiu e klouni të suksesshëm…

 E gjithë kjo eksperiencë do të aplikohej në 2015 e vijim, kur u vendos në krye të PSSH, gjë që e nisi me fushatën për shkatërrimin e PSSH e largimin e të gjithë kundërshtarëve përmes projektit të mashtrimeve dhe bojatisjes/ zhgarravinave që do ta pagëzonte ‘politika e re’, dhe pas dështimit në 2009, do ta zëvendësonte me projektin tjetër mashtrimeve dhe zhgarravinave të pagëzuar ‘rilindja’…

Me vendosjen në karrigen e lartë të ekzekutivit, Shqipëria do të kishte për herë të parë e ndoshta të fundit në krye të qeverisë një kloun dhe ‘bojaxhi zhgarravinash’, që do të ndërtonte qeverisjen pa përmbajtje e pa thelb duke e bazuar në mashtrime e bojra perverse. Të gjithë ‘reformat’ e bëra do të ishin vetëm bojë e zhgarravina për imazhin e tij, duke angazhuar për këtë qëllim një ushtri perversësh, vendas e të huaj, të paguar majmërish për të propaganduar qeverisjen boshe apo më saktë për të mbuluar me shfaqje gaztore apo bojëra keqqeverisjen dështake, të korruptuar, të inkriminuar e të lidhur me trafikantët.

Qeverisje që do ti dilte ‘kallaji’ sa herë do të diskutohej  me liderat e vendeve europiane hapja e negociatave, gjë që ndodhte sepse ata shihnin se qeverisja e vendit ishte e korruptuar dhe e inkriminuar, gjithçka do të ishte propagandë, pra shfaqje gaztore apo bojatisje e një keqqeverisje; kryeministri s’është gjë tjetër veçse një kloun që ideon bojatisjen e qeverisjes së tij në kurriz të një populli të mjerë, të pamundur dhe me duart të lidhura.

Tani së fundmi, i gjendur në panik dhe i frikësuar nga një fund tragjik po përpiqet të mashtrojë fanatikët e tij e ndonjë ndërkombëtar me projektin e ‘opozitës qesharake e fasadë’… Ky duket do të jetë akti i fundit i këtij klouni e bojaxhiu të rëndomtë që përmes gënjeshtrave e mashtrimeve arriti të bëhej kryeministri i vendit të varfër e populli të mjerë, në sajë edhe të një mbështetje të pamerituar nga jashtë duke synuar të largojë shqiptarët e aftë e të ndershëm e qëllimin diabolik për të fshirë Shqipërinë nga harta e globit, e mbretëruar vetë me sektin e tij!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button