☁️
Tiranë 15°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.60 ▲0.35%
ARI 4,853 ▲0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,035 ▼ -0.44% ETH $2,323 ▼ -1.87% XRP $1.3570 ▼ -0.54% SOL $83.3200 ▼ -2.81%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.60 ▲0.35 % ARI 4,853 ▲0.06 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.60 ▲0.35 % ARI 4,853 ▲0.06 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Bota

Qindra të zhdukur pas përmbytjes së anijes me refugjatë Rohingya në Detin Andaman

OKB-ja dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin thanë se rreth 250 persona, përfshirë fëmijë, dyshohet se janë të zhdukur.

Rreth 250 refugjatë Rohingya dhe shtetas nga Bangladeshi rezultojnë të zhdukur pasi një anije u përmbys në Detin Andaman, sipas një deklarate të përbashkët të Agjencisë së OKB-së për Refugjatët (UNHCR) dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

Anija, e mbushur me burra, gra dhe fëmijë, dyshohet se u fundos për shkak të erërave të forta, detit të trazuar dhe mbingarkesës. Sipas raportimeve, ajo ishte nisur nga Teknaf, në jug të Bangladeshit, me destinacion Malajzinë.

Organizatat ndërkombëtare theksuan se kjo tragjedi nxjerr në pah koston e lartë njerëzore të zhvendosjes së zgjatur dhe mungesën e zgjidhjeve të qëndrueshme për komunitetin Rohingya.

Ky komunitet është përballur prej dekadash me përndjekje në Myanmar. Në vitin 2017, më shumë se 730 mijë persona u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të një fushate të spastrimit etnik nga ushtria, duke u strehuar kryesisht në kampet e mbipopulluara në Bangladesh.

Çdo vit, mijëra Rohingya rrezikojnë jetën duke u nisur në det me mjete të improvizuara, duke kërkuar t’i shpëtojnë dhunës, luftës civile dhe kushteve të vështira në kampet e refugjatëve.

Roja bregdetare e Bangladeshit bëri të ditur se më 9 prill një nga anijet e saj arriti të shpëtojë nëntë persona nga kjo tragjedi, përfshirë një grua. Sipas autoriteteve, disa prej të shpëtuarve dyshohen se janë të përfshirë në trafikimin e njerëzve dhe janë ndaluar nga policia.

Një nga të mbijetuarit, Rafiqul Islam, tregoi se ishte mashtruar nga trafikantët me premtimin për një vend pune në Malajzi. Ai rrëfeu se shumë persona u mbajtën në kushte të rënda në bord dhe disa humbën jetën gjatë udhëtimit.

“Qëndruam në det për gati 36 orë përpara se të na shpëtonte një anije,” tha ai, duke shtuar se dhjetëra persona vdiqën si pasojë e mungesës së ajrit dhe mbipopullimit.

Deti Andaman shtrihet përgjatë brigjeve perëndimore të Myanmarit, Tajlandës dhe Gadishullit Malaj. Malajzia mbetet një destinacion i preferuar për Rohingyat, për shkak të popullsisë me shumicë myslimane dhe pranisë së një komuniteti të konsoliduar Rohingya.

Ngjarja e fundit rikthen vëmendjen mbi rreziqet ekstreme që përballen refugjatët në përpjekje për një jetë më të mirë. Vetëm vitin e kaluar, sipas UNHCR, të paktën 427 Rohingya humbën jetën në dy anije të mbytura pranë brigjeve të Myanmarit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.