Radmilla Shekerinska-Andreja Katiq: Sllovenia pret Maqedoninë të bashkohet në tryezën e NATO-s
Në Ministrinë e Mbrojtjes të Maqedonisë u zhvillua një takim zyrtar midis ministres së mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe ministrit së mbrojtjes të Sllovenisë Andreja Katiq. Në takim u konfirmua partneriteti dhe marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve, si dhe bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes. U theksua se mbështetja e Sllovenisë ndaj Maqedonisë është një proces i vazhdueshëm dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ministrja Shekerinska informoi ministren Katiq se është aktivizuar plani i bisedimeve për anëtarësim me NATO-n, si dhe lidhur me referendumin e ardhshëm ku do të deklarohen qytetarëve.
Shekerinska dhe Katiq ranë dakord se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të pasqyrohet pozitivisht në të gjithë rajonin dhe do të afirmojë angazhimin e NATO-s dhe BE-së për ta stabilizuar atë. Në planin e brendshëm, u tha, do të konsolidojë demokracinë, do të përshpejtojë rritjen ekonomike dhe do të përmirësojë shanset për zhvillimin e përgjithshëm të vendit.
„Takimi i sotëm është edhe përfundimi i verës së suksesshme që kishim si shtet, si Ministri e Mbrojtjes, me ftesën e NATO-s në korrik. Maqedonia dhe Sllovenia jo vetëm që janë miqësore, por edhe vende të ngjashme, sipas territorit dhe popullsisë. Nga momenti i pavarësisë sonë, Maqedonia dhe Sllovenia zgjodhën të njëjtën rrugë, por fatkeqësisht me shpejtësi të ndryshme. Sllovenia ishte vendi që u bë anëtari i parë i NATO-s dhe së pari u bashkua me BE. Nuk është rastësi që sot Sllovenia ka pagat mesatare dhe minimale më të larta në rajon dhe standardet më të mira në fushat që janë të rëndësishme për qytetarët si arsimin, shëndetësinë dhe shkencën”, tha ministrja Shekerinska.
Ministrja tha se shembulli me Slloveninë është ndoshta treguesi më i mirë i formulës për sukses edhe për ne. “Maqedonia e di se kjo është rruga e drejtë dhe jemi të bindur se më 30 shtator qytetarët do të konfirmojnë në referendum se ata duan një të ardhme të tillë për familjet e tyre, për fëmijët e tyre dhe vendin e tyre”, tha Shekerinska.
Ministrja sllovene e mbrojtjes tha se qëllimi i vizitës ishte të vazhdojë dialogun politik dhe të forcojë bashkëpunimin e mbrojtjes. Katiq përshëndeti përparimin e qeverisë dhe angazhimin ndaj reformave dhe tha se anëtarësimi në NATO është një element kyç për sigurinë, stabilitetin, investimet e huaja dhe zhvillimin ekonomik që çojnë në një jetë më të mirë për qytetarët.
„Referendumi është një institucion demokratik për shprehjen e vullnetit të popullit dhe prandaj është e rëndësishme që qytetarët e Maqedonisë të marrin pjesë në të. Ne, vendet anëtare të NATO-s, shpresojmë që ju do ta kaloni me sukses atë rrugë, pas së cilës do të ulemi së bashku në të njëjtën tryezë me ju si anëtare e plotë e NATO-s “, tha ministrja Katiq. Bisedimet gjithashtu theksuan rolin e Zyrës së NATO-s në Shkup të udhëhequr nga kapiteni slloven i marinës Gorazd Bartol, i cili në vitet e fundit ka ofruar mbështetje të vazhdueshme për Ministrinë e Mbrojtjes dhe shtetin. Ministrat Shekerinska dhe Katiq nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi, i cili mbulon bashkëpunimin në fushën e trajnimit, ushtrimeve dhe shkëmbimit të përvojave. Memorandumi rregullon kushtet dhe procedurat për këtë bashkëpunim, nënshkrimin e planeve vjetore të trajnimit, kujdesin mjekësor për ushtarët gjatë trajnimit, financat për trajnime, aspektet ligjore, mbrojtjen e mjedisit, etj.