Rama: Asgjë nuk e ndal operacionin kundër vjedhjes masive të energjisë
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2014/10/rama2.jpg)
![Kryeministri Edi Rama duke folur në Konferencën për Energjinë](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2014/10/rama2-300x200.jpg)
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot sërish ndaj atyre që thonë që s’kemi lek të paguajmë energjinë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama shkruan se, 98% e pensionistëve e paguajnë ! 93% e personave me aftësi të kufizuar, invalidë, paraplegjikë e tetraplegjikë e paguajnë.
“Edhe njëherë për cilindo këtu që thotë s’kemi lek të paguajmë energjinë:”, shkruan Rama. “98% e pensionistëve e paguajnë! 93% e personave me aftësi të kufizuar, invalidë, paraplegjikë e tetraplegjikë e paguajnë! Kush është më i dobët se këta le të flasë, po më të dobët se këta nuk ka dhe krim kush e vjedh pa e paguar e turp kush thotë si ta paguaj kur nuk është as pensionist e as invalid!”, shkruan kryeministri Rama.
Asgjë, vijon Rama, “nuk e ndal operacionin kundër vjedhjes masive dhe hajdutëve të paskrupullt të energjisë, të cilët të gjithë së bashku i grabisin këtij vendi çdo vit aq sa shteti paguan në vit për gjithë kujdesin social; aq sa kushtojnë 100 km rrugë kombëtare; aq sa kushtojnë 150 shkolla të standarteve europiane; aq sa kushtojnë 6 spitale rajonale; aq sa paguajnë për shtetin të gjitha kompanitë!”.
Jo, thekson Kryeministri Rama, “s’ka asnjë rrugë tjetër për të bërë Shqipërinë shtetin e denjë të shqiptarëve! Secili të marrë përsipër pjesën e vet dhe të gjjthë të bashkuar ta kuptojme se të respektosh ligjin dhe të paguash detyrimet e tua është patriotizëm, ndërsa të vjedhësh është krim që dënohet me ligj e të jetosh në kurriz të shoqërisë është parazitizëm që nuk mund të tolerohet më tutje”.