☁️
Tiranë 14°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,694 ▼0.32%
DOW 46,779 ▼0.46%
NASDAQ 22,422 ▼0.26%
NAFTA 97.68 ▲2.25%
ARI 4,879 ▼2.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $72,006 ▼ -2.11% ETH $2,231 ▼ -4.12% XRP $1.4646 ▼ -2.33% SOL $90.0600 ▼ -3.92%
S&P 500 6,694 ▼0.32 % DOW 46,779 ▼0.46 % NASDAQ 22,422 ▼0.26 % NAFTA 97.68 ▲2.25 % ARI 4,879 ▼2.58 % S&P 500 6,694 ▼0.32 % DOW 46,779 ▼0.46 % NASDAQ 22,422 ▼0.26 % NAFTA 97.68 ▲2.25 % ARI 4,879 ▼2.58 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Parlamentare

Rama-Berishës: Vetting-u, makthi yt. Po bën gjithçka për ta penguar

Duke marrë fjalën në Parlament, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike dhe në veçanti atyre të eksponentit kryesor të saj, Sali Berisha.

Në fjalën e tij, Rama ka akuzuar parardhësin e tij se po pengon ligjin e Vetting-ut sepse ka frikë prej tij.

“Ti Sali nuk thua asnjë fjalë për integrimin dhe sfidën e përbashkët të zbatimit të ligjit të Vetting-ut, që e lufton me shpirt ndër dhëmbë me të gjitha mënyrat e tua dhe edhe sot që flasim bën çmos që ta pengosh në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Rama.

Ai ka ironizuar edhe referimin që Berisha i ka bërë qëndrimit të kryetarit të PD, Lulzim Basha, sa i takon kësaj çështjeje.

“Ti na citon Lulzim Bashën, a thua se ne këtu kemi respekt për administratorin që ke caktuar në SHPK-në tënde. Ti Sali ke vetëm një makth sot, Vetting-un, prandaj e nxjerr lulzimin si kamikaz”, ka thënë Rama.

Kreu i qeverisë u është përgjigjur edhe akuzave të opozitës se mazhoranca e ka përjashtuar atë nga ligji për hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit.

Sipas Ramës, ka qenë pikërisht Berisha që gjatë qeverisjes së tij e la në harresë këtë çështje për shkak të së kaluarës së tij në radhët e Partisë Komuniste.

“Përveç viteve që ke qenë kryeministër, në këtë foltore je betuar se do ndërtoje monumente, institute e gjithëçfarë që të mos e lejoje memorien e diktaturës të fshihej. Çfarë bëre? Një vrimë të madhe në ujin që tunde këtu. Asgjë nuk le ti pas si shenjë serioziteti dhe s’e kuptoj se si të besuan ata (të përndjekurit) ty, që ishe sekretar i Partisë së Punës së Shqipërisë”, ka thënë Rama.

Nga ana tjetër, ka vijuar ai, qeveria aktuale e ka marrë seriozisht hapjen e dosjeve dhe “nuk e ka bërë ligjin vetëm për të marrë votën”. Gjithashtu, “ajo që po bëjmë ne do të jetë ndër muzetë më të vizituar të Europës për të marrë vesh se çfarë ka qenë diktatura këtu”, ka shtuar Rama.

Ai e ka ftuar Berishën që në fundjavë të jetë i pranishëm në përurimin e Bunkerit, që do të tregojë pikërisht plagët e diktaturës.

Gjatë fjalës së tij, Rama nuk ka lënë pa komentuar edhe debatin e krijuar lidhur me automjetet “Toyota” të ardhura nga Japonia. “S’kemi blerë asnjë makinë, kanë qenë dhuratë e qeverisë japoneze që promovon makinat e veta”, ka shtuar Rama.

1 Koment

  • shqipetaret 18 November 2016, 00:42

    Rama.Kopeja e hajduterise te Sali Berishes do ta pengoje reformen ne drejtesi.Eshte naivitet i pamatshem shqipetar dhe nderkombetar qe pritet nga kopeja e fashizmit te sali berishes.SHBA,BE te sjellin NATO urgjentisht ne Tirane dhe te bombardohen plehrat shqipetare.Cdo vonese eshte varrosje e popullit shqipetar ne diten e vetme te bardhe ne ate teqenit ne BE dhe Perendim.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.