Rama: Cështja McGonigal nuk lidhet me mua
Opozita e kërkon me ngulm që të raportojë në parlament për çështjen McGonigal, por Kryeministri Edi Rama tha mbreme ne emisionin “Opinion” ne Tv Klan, thotë se nuk do të bëhet pjesë e shfaqjes qesharake në sallë për shkak të sjelljes së opozitës.
“Unë do shkoj në parlament kur e shoh unë të arsyeshme”, tha ai.
Në një intervistë për emisionin Opinion kreu i qeverisë tha se nuk do lejojë që parlamenti të përdoret duke u shprehur kundër kërkesës së opozitës për një komision hetimor për këtë çështje.
“Ata nuk kanë asnjë shans që ta përdorin parlamentin e Shqipërisë për ta kthyer atë hapësirë në një hapësirë manipulimi dhe propagande”, u shpreh kreu i qeverisë.
Rama tha se aktakuza ndaj ish-zyrtarit të lartë të FBI-së nuk lidhet me të.
“Çfarë thotë akuza aty? Në fund akuza thotë se ish zyrtari i lartë i FBI-së nuk ka raportuar udhëtimet dhe ka marrë para borxh. Asnjëherë nuk më ka kërkuar mua asgjë konkrete për x apo y. Nuk ka Zot në tokë që e blen Amerikën”, tha Rama.
McGonigal tha se fillimisht e kishte takuar me kërkesë të tij dhe hodhi poshtë që ta kishte përdorur atë kundër opozitës.
“Ti më pyet mua pse i ka dhënë borxh Agron Neza, Charles-it. Për cilin lobim? Por çfarë lobimi do bënim kundër Lulzim Bashës?”, u shpreh ai.
I bindur u shpreh se PD ka përdorur para ruse për të lobuar në SHBA.
“Unë di që PD ka marrë para nga rusët për të rrëzuar qeverinë e Republikës së Shqipërisë”.
Mohoi të ketë takuar oligarkun rus Oleg Deripaska ndërsa akuzoi qeverinë paraardhëse se ka pasur kontakte për sjelljen e gazpromit rus në Shqipëri.
“Këta kanë takuar rusët në zyrë, këta kanë bërë negociata me rusët, këta kanë vajtur në Rusi dhe kanë kërkuar rusët dhe më vënë mua në kurriz një rus që as e kam parë ndonjëherë dhe që është thjesht prezencë nëpërmjet kompanisë austriake”.
Tha se çështja e vulës së Partisë Demokratike nuk lidhet me të.
“Kjo është një çështje që në dijeninë time është në gjykatë. Është një çështje e gjykatës”, tha ai.
I pyetur për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë dhe planin franko-gjerman, Rama tha se ka marrëdhënie të mira me kryeministrin Kurti, por ndahen për mënyrën si duhet arritur tek marrëveshja finale.