Politika

Rama: I gatshëm të takoj studentët, nevojitet vullnet për dialog Nga

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot i gatshëm të takohet me studentët protestues për t’i dëgjuar dhe për t’i mbështetur ata në adresimin e shqetësimeve të tyre.

Përmes rubrikës “Përgjigja ime”, Kryeministri përshëndeti studentët që sot janë përsëri në rrugë, ndërsa uroi sot që ata të kenë jo vetëm dëshirën për të protestuar, por edhe vullnetin për të dialoguar.

“Në rrugë dilet për të kërkuar vëmendjen e vendimmarrësve ndaj shqetësimit që ke, ndërsa shqetësimi adresohet përmes dialogut me vendimmarrësit. Unë dua që ata ta dinë se kam shumë për t’u thënë, por patjetër kam shumë dëshirë t’i dëgjoj ballë për ballë pa censurë të opinionit publik, pa drejtues, pa administratorë, pa pedagogë”, tha Rama.

Kryeministri kërkoi që të dialogojë me studentët e zgjedhur prej vetë protestuesve, si të duan dhe kë të duan vetë, pa asnjë filtër partiak apo administrativ.

“Ky vend e ka fituar prej 5 vitesh lirinë e plotë të protestës pa asnjë rrezik ndaj plumbave apo prej hakmarrjes politike. Kemi qenë, s’kemi qenë dakord për një protestë, apo një tjetër, protesta në vetvete e ka pasur të garantuar si kurrë më parë pacënueshmërinë e statusit të qytetarisë së saj”, tha Kryeministri.

Unë ndjehem shumë mirë për këtë, tha Rama, duke shtuar se “të them të drejtën, po të mund të zgjidhja dot sot, do të doja të isha edhe njëherë student protestues, jo kryeministër në zyrë”.

Por si kryeministër dhe si një protestues i dikurshëm, Rama shprehu bindjen se “duke dëgjuar njëri-tjetrin me respekt, qoftë kur jemi apo jo dakord, dhe në këtë rast duke u bërë bashkë për të shtyrë me forcë përpara modernizimin e arsimit të lartë në çdo aspekt, ne mund ta përshpejtojmë dhe bëjmë shumë mirë punën kolosale që mbetet ende për t’u bërë në dobi të universitetit”.

“Shkurt fjala, se sa rrinë në rrugë dhe se çfarë kërkojnë në rrugë studentët protestues, kjo është e drejta e tyre legjitime dhe e pacënueshme. Ama, detyra ime është t’i dëgjoj dhe t’i mbështesë në adresimin e shqetësimeve të tyre në çdo rast që ata do të donin të bisedonin. Kur edhe po të dëshirojnë të njëjtën gjë, bujrum, kjo zyrë është e imja, por pushteti i kësaj zyre është i kujtdo që kërkon ta përdor për idenë ne duhur, në shërbim të vendit, të shoqërisë dhe të ardhmes që fëmijët e Shqipërisë së sotme meritojnë”, tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button