☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 93.53 ▼2.11%
ARI 4,700 ▲2.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,527 ▼ -0.54% ETH $2,139 ▼ -2.46% XRP $1.4562 ▼ -1.19% SOL $89.2500 ▼ -0.79%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.53 ▼2.11 % ARI 4,700 ▲2.05 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.53 ▼2.11 % ARI 4,700 ▲2.05 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama, i pari udhëheqës i rajonit që takon Juncker

Kryeministri Edi Rama do të jetë udhëheqësi i parë i rajonit që pritet të enjten në Bruksel nga presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, që pas zgjedhjes së tij në krye të këtij institucioni, ndërsa renditet i dyti për kryetarin e Këshillit të BE-së, Donald Tusk, pas takimit të dhjetorit me kryeministrin maqedonas Gruevski.

1424094859ramakonferenceNë këtë vizitë zyrtare, shefi i Qeverisë shqiptare do të shoqërohet nga ministrat Ditmir Bushati dhe Klajda Gjosha dhe nga pala europiane pritet i njëjti numër përfaqësuesish në tryezë.

Megjithëse flitet se në takimin me Presidentin Juncker, mund të jetë e pranishme dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, zyra e saj nuk e konfirmon ende një të tillë, për shkak se agjenda e saj parashikon ende një mision jashtë Brukselit. Po kështu, edhe Komisioneri Johannes Hahn nuk do të jetë i pranishëm për shkak të vizitave të programuara për këtë javë në Maqedoni e Kosovë.

Në takimet e së enjtes pritet të diskutohet mbi zhvillimet politike dhe ekonomike në vend, për ecurinë e përmbushjes së 5 prioriteteve kyçe, mbi situatën në rajon, për çështjet që lidhen me sigurinë e BEsë, përfshirë masat kundër terrorizmit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.