🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 14 April 2026
S&P 500 6,955 ▲1.01%
DOW 48,525 ▲0.64%
NASDAQ 23,563 ▲1.64%
NAFTA 92.78 ▼6.36%
ARI 4,834 ▲1.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $75,374 ▲ +4.82% ETH $2,365 ▲ +7.01% XRP $1.3753 ▲ +3.03% SOL $86.0000 ▲ +3.93%
S&P 500 6,955 ▲1.01 % DOW 48,525 ▲0.64 % NASDAQ 23,563 ▲1.64 % NAFTA 92.78 ▼6.36 % ARI 4,834 ▲1.4 % S&P 500 6,955 ▲1.01 % DOW 48,525 ▲0.64 % NASDAQ 23,563 ▲1.64 % NAFTA 92.78 ▼6.36 % ARI 4,834 ▲1.4 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Rama: Ja sa do të rriten pagat në arsim

Kryeministri Edi Rama, në një takim me pedagogët e Universitetit të Tiranës, ka deklaruar se reforma e ndërmarrë nga qeveria e tij ndryshoi tërësisht sistemin arsimor në vend, që sipas tij ishte rrënuar vetëm e vetëm për qëllime përfitimi.

“Një rrënim tërësor i ishte bërë jo vetëm sistemit të arsimit në këto vite, por dhe kuptimit të tij dhe vlerës së tij. Kishim thyer një rekord botëror pasi kishim 18 herë më shumë universitete se Britania e Madhe dhe 15 herë më shumë se Gjermania për frymë. Ishte një sistem me një korsi, nga klasa e parë drejt e në universitet. Ndërkohë, korsia tjetër, që është kyçe për zhvillimin ekonomik e social të vendit, arsimi profesional, ishte mbyllur”, ka deklaruar Rama.

Kreu i qeverisë ka theksuar se, rrënuese ishte edhe skema e financimit, e cila sipas tij nuk merrte në konsideratë asnjë referencë, por thjesht toleronte universitetet private që të ktheheshin në një ndërmarrje fitimprurëse.

“Kështu u shkatërrua arsimi publik dhe ai privat. U shkatërrua edhe matura shtetërore”, ka thënë Rama, duke shtuar se qeveria e tij tashmë e ka futur sistemin në shinat e ndryshimit.

“Kjo që kemi ndërmarrë ne është vetëm fillimi i një procesi ku konkurrenca duhet të ashpërsohet vit pas viti dhe ku hyrja në universitet duhet të bëhet më e vështirë dhe jo më e lehtë, për t’u siguruar që kush del nga universiteti të jetë shërbëtor i formuar i këtij populli”, ka shtuar Rama.

Më tej Rama u ka premtuar pedagogëve se pagat e tyre do të rriten. “Vetëm universiteti do të marrë 5 milionë dollarë nga fondet për pagat. Profesori i universitetit do të marrë 139 mijë lekë të vjetra në muaj më shumë, lektori do të marrë 103 mijë”, ka thënë Rama.

Ai u ka kujtuar të pranishëmve se, në 2013 buxheti i Ministrisë së Arsimit nuk mjaftonte për të mbuluar pagat e pedagogëve dhe personelit dhe parashikonte pagat vetëm për 9 muaj.

Nikolla: Sot, raport i ri publik-privat në arsim

Në të njëjtat linja, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka deklaruar në këtë takim se reforma në arsim u dha përgjigjen e merituar skeptikëve të saj. Në fjalimin e mbajtur, Nikolla ka theksuar se reforma në fjalë dëboi format e ilegalitetit që sipas saj kishin përfshirë sektorin e arsimit gjatë qeverisjes së kaluar.

“Sot i japim përgjigje të gjithë skeptikëve që kundërshtuan reformën në arsim, që sipas tyre do të sillte diktatin ndaj arsimit, etj. Çdo ditë po bien këto argumenta të ngritura mbi paragjykime”, ka thënë Nikolla.

Ministrja ka theksuar se, “ky vit i ri akademik fillon me me një autonomi më të madhe të universitetit dhe kuotat e studentëve të përcaktuara nga departamentet”. “Është e njëjta skemë që po zbatohet në universitetet europiane”, ka saktësuar Nikolla.

Më tej ajo ka denoncuar situatën e krijuar në arsim gjatë qeverisjes së kaluar për shkak të depërtimit të sektorit privat, një situatë që sipas saj kishte arritur “në kufijtë e paradoksit”. “Ndërsa sot kemi një raport të ri publik-privat”, ka vijuar Nikolla.

Ajo ka shtuar gjithashtu se, 90 për qind e akreditimeve ishin në parregullësi dhe me pasoja financiare për familjet shqiptare. “Ishte një akreditim që përfundonte brenda 3 ditëve. Sot bordi i akreditimit nuk drejtohet nga këshilltari i kryeministrit”, ka shtuar Nikolla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.