Politika

Rama: Këtë vit heqim celularët nga shkollat, së shpejti edhe institucionet, janë bërë si klube interneti

Një epokë të re për celularët në shkolla”, e ka quajtur të premten kryeministri Edi Rama vitin e ri shkollor, kur smartfonët nuk do të lejohen më në shkolla as për mësuesit, as për nxënësit.

Ky vit do të jetë viti i një epoke të re për celularët në shkolla. Nuk do të lejojmë celulare në shkolla. As për fëmijët, as për mësuesit. Mësuesit do të duhet t’i dorëzojnë në fillim dhe t’i marrin në fund të mësimit. Muaji i parë do të jetë muaj edukimi, nga muaji i dytë celularët merren dhe hidhen në plehra, nuk i kthehen më atij që e ka sepse janë ndotës të rrezikshëm të mjedisit arsimor”, tha Rama gjatë një takimi me mësues.

Por kreu i qeverisë duket se nuk do të mjaftohet me kaq. Të njëjtën masë paralajmëron se do të nxjerrë së shpejti për të gjitha institucionet shtetërore, të cilat thotë se janë kthyer në klube interneti.

Jam i bindur që ky do të jetë një ndryshim i madh, ndërkohë që ne po përgatitemi edhe për  vendimin që të heqim celularët edhe nga institucionet e shtetit, që janë bërë si klube interneti të gjithë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button