☁️
Tiranë 16°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,549 ▼0.65%
DOW 46,354 ▼0.16%
NASDAQ 21,708 ▼1.01%
NAFTA 93.66 ▲3.7%
ARI 4,460 ▼2.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,852 ▼ -2.49% ETH $2,061 ▼ -4.07% XRP $1.3576 ▼ -3.24% SOL $87.0900 ▼ -4.35%
S&P 500 6,549 ▼0.65 % DOW 46,354 ▼0.16 % NASDAQ 21,708 ▼1.01 % NAFTA 93.66 ▲3.7 % ARI 4,460 ▼2.02 % S&P 500 6,549 ▼0.65 % DOW 46,354 ▼0.16 % NASDAQ 21,708 ▼1.01 % NAFTA 93.66 ▲3.7 % ARI 4,460 ▼2.02 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Rama: Kriza në Lindjen e Mesme nuk mund të projektohet mbi supet e konsumatorëve

TIRANË, 18 mars/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se kriza në Lindjen e Mesme nuk mund të projektohet mbi supet e konsumatorëve, ndërsa shtoi se kjo përkthehet me marzhe më të ulëta fitimi për kompanitë furnizuese.

Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës në ambientet e “Shtëpisë së biznesit”,  ku u diskutua mbi përpjekjet për të përballuar impaktin e krizës aktuale globale, duke mbrojtur sa më shumë konsumatorët.

Kreu i qeverisë ftoi operatorët të ruajnë ekuilibrin që kanë ruajtur deri tani, ndërsa theksoi se nuk është parë e arsyeshme që të krijohet bordi i transparencës.

“Nëse dialogu funksionon siç ka ndodhur deri tani ne qëllimin nuk e kemi që t’ju shtrëngojmë ju në punën tuaj por bashkërisht të merremi vesh që kriza në Lindjen e Mesme nuk mund të projektohet e tëra mbi supet e konsumatorit. Kjo do të thotë marzhe më të ulëta fitimi për ju”, shtoi Rama.

Duke folur për situatën e rritjes së çmimit në tregun global, kryeministri theksoi se sfida është e hapur dhe askush nuk mund të thotë se kur do të mbyllet ajo betejë që mban faktikisht lidhur pas vetes edhe çmimin e naftës.

“Nuk di të thotë askush si do të shkojë çmimi në bursë, do ketë rritje të mëtejshme apo do të stabilizohet në një pikë të caktuar, por është e sigurt që ne duhet të bëjmë atë që na takon”, shtoi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.