Rama: Lokal pa leje në zemër të Tiranës me lapidar brenda
TIRANË, 5 Tetor-Kryeministri Edi Rama ripërsëritur vendosmërinë e qeverisë për të vendosur ligjshmëruinë në territor.
Kreu i qeverisë, ka nisur ditën sot me një postim në rrjetin social me imazhe nga shembja e një lokali me dy kate pa leje në qendër të Tiranës.
“Dy kate pa leje, lokal qoftesh e bastesh mbi shesh e trotuar dhe megjithë lapidar brenda mu në mes të Tiranës!” shkruan Rama në postimin e tij.
Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur ditë më parë aksionin në Kryeqytet për prishjen e rreth 600 objekteve të ndërtuara pa leje në rrugët e Tiranës dhe paralajmëron se aksioni do të vijojë deri në çlirimin e plotë të hapësirave publike në të gjitha rrugët e kryeqytetit. Edhe ditën e diel, Kryeministri Rama e ilustron me foto aksionin e INUK që vazhdon punën për pastrimin e rrugëve të Kryeqytetit nga ndërtimet pa leje që kanë zënë hapsirat publike