☁️
Tiranë 5°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,271 ▼ -3.84% ETH $1,991 ▼ -3.9% XRP $1.3248 ▼ -2.94% SOL $82.6200 ▼ -4.84%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama: Na jepni timonin e qeverisë, t’i japim fund copëtimit të shtetit

Kryeministri Edi zhvilloi ditën e sotme në një takim elektoral në Cepo të Gjirokastrës. Rama kërkoi sërish besimin e votuesve që PS të marrë në duar e vetme timonin e shtetit për t’i dhënë fund asaj që e cilësoi si ‘bosnjëzimi’ i shtetit.

“Unë dua që t’i japim fund edhe një aspekti që mbetet një problem i madh për ju, është aspekti i bosnjezimit të shtetit. Bosnja është shtet federal me republika më vete. Dhe administrata jonë shtetërore është e copëtuar sikur janë disa republika brenda shtetit dhe mbi çatinë e këtyre republikave janë flamujt e partive.

Kemi bërë shumë për të bërë shtet, po shtetin që duam nuk e kemi bërë akoma. Që të bëjmë shtet tamam ne duhet të kemi të gjithë administratën shtetërore në funksion të njerëzve dhe jo në funkison të partive. Nuk mundet dot më të vazhdojmë duke i thënë atij që është i shkolluar, ka diplomën dhe eksperiencën dhe meriton t’i shërbejë atdheut në shtet, t’i themi se aty ku synon ti sundon një parti tjetër. Nuk mund të funksionojë kështu. Nuk mund të bëhet shteti një strehë vorfnore që rrogat e shtetit të përdoren për t’ju dhënë njerëzve bukë në këmbim të aktivitetit partiak. Kjo është e pamundur. Shqiptarët nuk mund të ndahen më në copa”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.