Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,362 ▼ -2.21% ETH $1,998 ▼ -2.35% XRP $1.3378 ▼ -0.59% SOL $83.1100 ▼ -2.33%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama në Dibër: Rruga e Arbrit dhe projekte të tjera do transformojnë gjithë zonën

Mëngjesin e sotëm, Kryeministri Rama, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Dibrës, Muharrem Rama, ndanë kafen e mëngjesit me një grup qytetarësh të Dibrës, në një bisedë të hapur për jetën e përditshme dhe problematikat e qytetit. Ata i shprehën Kryeministrit problemet më madhore të qytetit.

Kryeministri nënvizoi se falë projekteve të reja të bashkisë dhe bashkëpunimit me qeveri – pushtet vendor, do të mbyllet gangrena në infrastrukturën rrugore të cilën komuniteti ende e vuan. Ndër to, më e rëndësishme është edhe rruga e Arbrit, e premtuar nga shumë qeveri të mëparshme, por që nuk e bënë realitet, por që këtë shtator nisin punimet.

“Gjithë problemi është tek projektet. Po të shikosh bashkitë, ka kryetarë bashkish që bëjnë projekte, si Durrësi, Korça, Elbasani. Tani ka filluar edhe këtu kryetari i bashkisë. Ka filluar unaza e Peshkopisë; kemi rrugën Kastriot-Arras, që është po ashtu e rëndësishme. Këtë javë,  Ministria e Financës do japë një letër dakordësie për skemën financiarë të Rrugës së Arbrit. Kompania që ka bërë projektin është paraqitur me një propozim, është bërë verifikimi i projektit dhe me të marrë letrën, hapet gara. E që të mos flas në mënyrë strikte, se procedurat gjithmonë kanë ndonjë vonesë, nga shtatori fillojmë rrugën e Arbrit e i japim fund kësaj historie” – u shpreh Kryeministri Rama.

Kryeministri i kërkoi më të vjetërve të tavolinës një parashikim për garën e këtij viti në Dibër, për të cilën ai shprehu bindjen se do të ishte një fitore edhe më e thellë se e ajo lokalja për zgjedhjet për kryetar bashkie. “Po ju them se 2% e atyre që kanë qenë në çadrën e Lulit, do votojnë PS-në.”

Të ndërgjegjshëm, siç u shprehën, se të gjitha nuk bëhen për një a dy vjet, ata theksuan besimin tek projektet e reja. “Njerëzit nuk kanë faj, – u shpreh Kryeministri, – por në 44 muaj nuk mundet të bëhet çfarë nuk u bë për 44 vjet.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.