Politika

Rama në Podgoricë, takim me presidentin e Malit të Zi, Milatović

Kryeministri Edi Rama po zhvillon pasditen e sotme një vizitë në Malin e Zi, në kuadër të turit ballkanik lidhur me Procesin e Berlinit.

Kryeministri Rama u prit në takim nga presidenti i Republikës së Malit të Zi, Jakov Milatović.

Më herët, Rama zhvilloi një takim me kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazović, me të cilin dha edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Kryeministri po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, ndërkohë që më 16 tetor 2023, Tirana do të presë samitin e radhës.

Paraditen e sotme kryeministri Rama ishte në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku u prit në takim nga kryetarja e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Borjana Krišto, dhe nga presidenti i Republikës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Denis Bećirović.

Dje, kryeministri Rama vizitoi Shkupin dhe Prishtinën.

Në Shkup, Rama u prit në takim nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ndërsa dje pasdite në Prishtinë ai u prit nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, teksa kryeministri Albin Kurti e refuzoi ftesën për takim.

Kryeministri do të përmbyllë turin ballkanik me vizitën në Serbi, ku do të takohet sot në mbrëmje me presidentin Aleksandër Vuçiç.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button