Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 22 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
₿ CRYPTO
BTC $68,694 ▼ -2.32% ETH $2,080 ▼ -3.2% XRP $1.3932 ▼ -3.25% SOL $87.2800 ▼ -2.59%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
22 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama nuk e kupton përgjigjen e Bashës për dialog: Po apo jo?

Edi Rama nuk ka kuptuar asgjë nga përgjigjja e Lulzim Bashës për ftesën që kryeministri i bëri kreut të PD-së për dialog mes shumicës dhe opozitës.

Përmes një statusi në “Facebook”, kreu i qeverisë e quan të paqartë përgjigjen e kundërshtarit të tij politik. Sipas Ramës, Basha është përpjekur të thotë shumë gjëra njëherësh, e në fund nuk merret vesh cila është përgjigjja për ftesën.

“Sot i kam nisur zyrtarisht ftesën këtu bashkëngjitur, zotit Lulzim Basha. Sapo ka mbërritur mbi tavolinën time përgjigja e tij, këtu bashkëngjitur gjithashtu. Ju lutem më thoni nëse jam unë gabim apo ka diçka që nuk shkon fare në përgjigjen në fjalë! Sepse më ngjan që letërshkruesi është përpjekur të thotë shumë gjëra njëherësh, po si përfundim nuk merret vesh cila është në fakt përgjigja për ftesën(?!). Po? Jo? Ndoshta po ndoshta jo? As po as jo? Apo thjesht asgjë?”, shkruan kryeministri në postimin që e shoqëron me të dyja letrat e publikuara sot.

“Sidoqoftë – vijon ai -, e përsëris, ne jemi gati. Në ftesën tonë, kemi qenë shumë të qartë që nuk imponojmë asgjë (natyrisht as nuk mund të na imponohet kurrgjë). Dëshirojmë një forum dialogu konstruktiv dhe konkret, me axhendë çështjesh të dakordësuar 100 për qind. Do të ishte shumë mirë të ndodhte për arsyet që kemi thënë, por ndërkohë ndodh s’ndodh, ne vazhdojmë me përkushtim punët tona në çdo drejtim. Për Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër. Njerëzit na gjykojnë të gjithëve!”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.