Politika

Rama pas takimit me Vuçiç në Beograd: Zvarritja e formimit të Asociacionit, gabim strategjik

Kryeministri Edi Rama mbërriti mbreme në Beograd në vilën qeveritare për tu takuar me presidentin Aleksandër Vuçiç si pjesë e turit për procesin e Berlinit.
Megjithëse presidenti Vuçiç në fjalën e hapjes të konferencës për shtyp tha se preferonte të mos fliste për Kosovën në prezencën e Ramës, kjo nuk kishte si të evitohej.

“Ne kemi biseduar për çështjet rajonale dhe pikëpamjet tona për Kosovën dhe Metohinë, por nuk mendoj se do të ishte e drejtë apo korrekte ta bënim në praninë e Ramës, këtë do ta lëmë për ne. Do të shihni se sa dukshëm është rritur shkëmbimi mes vendeve tona. Si import ashtu edhe eksport. Përkon edhe me Ballkanin Perëndimor, por edhe me marrëdhënie më të mira politike. E mirëpresim angazhimin e Shqipërisë në Kongresin e Berlinit. E di planin e depërshkallëzimit që foli Rama, e di përmendësh. Serbia nuk mund ta bëjë e vetme pikën e tretë dhe bëhet fjalë për tërheqjen e njëkohshme të kryetarit të komunës, gjithçka tjetër e përmbushi Serbia. Ne duam paqe, po punojmë, sado e vështirë të jetë për ne, edhe pse e di që në Tiranë dhe Prishtinë ka nga ata që e shohin Serbinë fajtore për çdo gjë.”-tha Vuçiç.

“Diskutuam jo vetëm për procesin e Berlinit, Samitin e këtij procesi të jetë i suksesshëm dhe të arrimë të bashkojmë planin e ri të KE për të rritur financimet për Ballkanin Perëndimor dhe për të hapur disa rrugë të reja për integrimin e rrugëve tona dhe për të ballafaquar pikëpamjet që nuk janë gjithnjë të njëjta dhe në ndonjë aspekt janë konvergjente por ne jemi mësuar që t’i ndajmë opinionet tona në mënyrë të hapura në mënyrë të drejtpërdrejtë. Të evitojmë që ndarja e pikëpamjeve të përkeqësojë klimën dhe të kthehet në arsye për ta devijuar qëllimin e ndarjes së këtyre pikëpamjeve.”- tha Rama.

Rama theksoi se beson që zvarritja e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është gabim strategjik.

Është gjithashtu gabim strategjik të vazhdohet me vonimin e krijimit të kushteve që serbët të ushtrojnë të drejtat e tyre fetare dhe që kisha të funksionojë në kuadër të Kushtetutës së Kosovës”, tha ai.

Në Beograd, i dërguari Top Channel, gazetari Muhamed Veliu, pyet kryeministrin Edi Rama nëse ndjehej më i qetë pas takimit me Vuçiçin, pas shqetësimeve të shprehura kur ka deklaruar se largqoftë Veriu Kosovës mund të kthehet në një Donbas të vogël në Europë.

“Përsa i takon pyetjes që mua drejtua mua, unë dua të përsëris atë që kam thënë edhe këtu, që rruga e vetme sipas meje është jo rruga e rritje së tensioneve, pro rruga e dialogut dhe e dakordësisë mbi marrëveshjen që buron nga plani franko-gjerman. Nuk dua të përsëris këtu çfarë kam thënë në Prishtinë drejtuar Kosovës, por dua të shtoj se askush nuk duhet ta nënvlerësojë rrezikun e përshkallëzimit deri në pikën të gjendemi në kushtet që një lëvizje e armatosur të marrë përsipër atë që nuk duhet të lejojmë të ndodhë dhe kjo do ta bënte situatën e atillë me atë që kam thënë lidhur me Donbasin duke krijuar një territor. Sot situata është ende shumë e kontrollueshme në rast se pikat e përcaktuara nga bashkësia ndërkombëtare, zbatohen pa por, pa sikur, kjo është shumë e qartë. I duhet hapur rruga arsyed dhe duhet kaluar në procesin e dialogut normalisht.”-tha Rama.

Por sa gjasë ka të shkrihet akulli dhe të rikthyerit në tryezën e dialogut te Prishtinës dhe Beogradit? Kjo është përgjigja e presidentit Vuçiç për Top Channel.

“I dashur Muhamed, po, të gjithë ne në Serbi po shpresojmë që Gjokoviq do të fitojë dhe duam ti urojmë fat edhe po ndodhi edhe nëse jo, Nëse mundem dua të them se nuk mendoj se askush që është normal po kërkon të shoh llogore të tjera apo mundësinë e një konflikti. Nuk thash rastësisht, duke folur për planin e shtensionimit, e njoh përmendësh. Pikat e planit, tre pikat e rëndësishme kemi realizuar dy si Serbi dhe duhet të ndodhë njëkohësisht me Prishtinën. Është tërheqja e kryetarëve të komunave dhe personave rreth ndërtesave, çdo gjë tjetër Serbia do t;i realizojë. Ne duam paqe, kjo është diçka për të cilën punojmë, pavarësisht sa e vështirë mund të jetë. Si në Tiranë e Prishtinë, disa do e shohin Serbinë si e keqja, situata është e vështirë në Serbi dhe nuk do tju them juve apo askujt tjetër sa të vështira janë problemet me të cilat përballemi. Ajo çfarë na mbetet është të ruajmë paqen, sa i takon takimit me Kurtin se kam pasur asnjëherë problem. Unë kam marr pjesë për 11 vite në diskutime. Kam folur me Thaçin, Haradinajt dhe Hotin për diskutime për paqe, të ofrojmë standarte me të mira jetese. Më pyesni kur do të shoh Albin Kurtin, më mirë të mos bëj asnjë koment. Gjëja e rëndësishme është të ruajmë paqen. Unë s’jam aq optimist por po ia lë atij”- ishte përgjigja e Vuçiç për gazetarin e TCH, Muhamed Veliu.

Përfundimi konferencës për shtyp ia la vendin një darke mes presidentit Vucic dhe kryeministrit  Rama. Qëndrimet e tyre publike për Veriun e Kosovës lënë pak shpresë se në këtë darkë mund të jetë arritur progres në atë që Rama ngulmon javët e fundit, de-eskalimin e situatës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button