☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,630 ▼ -0.16% ETH $2,152 ▲ +0.28% XRP $1.4447 ▼ -0.46% SOL $90.2700 ▲ +1.3%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama për samitin e BERZH: Mundësi zhvillimi për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij në “Facebook”,  29 foto, ku rikthen në vëmendje samitin e Bankës Europiane për Zhvillim të mbajtur një ditë më parë në Londër, lidhur me investimet në Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri Rama, fotot i shoqëron me disa rreshta, ku thekson se dy vite më parë, proçesi Berlinit ka ndihmuar vendet e Ballkanit të arrijnë një progres të rëndësishëm në fusha të ndryshme, teksa më tej i fakton këto zhvillime përmes shifrave.

“Dje në Londër, në Samitin e BERZH për Investimet në Ballkanin Perëndimor me drejtues të qeverive dhe institucioneve financiare evropiane, investitorë dhe sipërmarrës, ku u diskutua mbi potencialet dhe mundësitë në rajon për zgjerimin e investimeve të huaja dhe zhvillimin e mëtejshëm të projekteve ndër-rajonale”, shkruan Rama.

12771879_10153503628471523_5646944191044505205_o“Procesi i Berlinit, që nisi 2 vjet më parë, ka ndihmuar gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që të arrijnë një progres thelbësor në fusha të ndryshme”, vijon ai.

“Gjatë vitit 2015, tregtia midis vendeve të Ballkanit Perëndimor u rrit në mënyrë të konsiderueshme. Eksportet e Shqipërisë në rajon janë rritur me 216% në nëntë muajt e parë të 2015. Raporti ekonomik i Bankës Botërore për Shqipërinë, në tetor të vitit 2015 vlerësoi se “ekonomia shqiptare vazhdon të rritet, mbështetur kryesisht nga investimet private dhe eksportet neto”. Investimet e Huaja Direkte gjithashtu u rritën me më shumë se 100 milionë euro në nëntë muajt e parë të 2015, krahasuar me vitin 2014”, tha më tej Kryeministri i vendit.

“Qeveria Shqiptare, falë edhe mbështetjes së BERZH do të vazhdojë të mbështesë me përparësi sektorin privat, konkurueshmërinë dhe ndërmarrjet e vogla e të mesme. Këtë vit do të punojmë me një mekanizëm inovator si Skema e Garancisë në Bujqësi, një linjë e dedikuar kreditimi për bankat shqiptare dhe institutet e mikrokredisë, për të financuar bujqësinë nëpërmjet projekteve inovatore në shkallë të gjerë. Gjithashtu, Krijimi i Fondit të Garancisë për Eksportuesit do të krijojë linja të reja kreditimi për ndërmarrjet eksportuese”, përfundon Rama deklaratën e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.