☁️
Tiranë 8°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 95.63 ▼2.29%
ARI 4,771 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,011 ▲ +1.61% ETH $2,248 ▲ +2.9% XRP $1.3567 ▲ +1.08% SOL $84.8100 ▲ +2.43%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Politika

Rama për vettingun e politikanëve: Çmenduri, do ta çojmë në Venecia

Kreu i ekzekutivit shqiptar, Edi Rama, tha se propozimin e Partisë Demokratike për vetting në politikë do ta dërgojnë në komisionin e Venecias.

Tek vettingu, këtë çmenduri ne do ta çojmë në Venecia. Që të jemi shumë transparentë me të gjithë njerëzit që jo s’kemi frikë Nëse Venecia thotë se kjo është një gjenialitet, që parlamenti d.m.th. ne, do të caktojmë njerëzit që do të na gjykojnë ne…Pse ore shqiptarët budallenj janë? Si ore do të bëjë Lulzim Basha vettingun e Lulzim Bashës?…Vettingun në politikë e bën SPAK-u dhe institucionet e tjera.

Kryeministri Edi Rama thotë se opozita po përpiqet të shmangur betejën politike të cilën e ka të humbur, me propozimin për vettingun në politikë.

I vënë përballë gazetarëve Lorenc Vangjeli, Ervis Iliazaj, Andi Bejtja dhe Robert Rakipllari si dhe drejtuesit të emisionit “Opinion”, gazetarit Blendi Fevziu, Rama tha se “kjo është një përpjekje për të shmangur në një hulli tjetër betejën politike, që ata janë të humbur. Ata nuk fitojnë dot zgjedhje, e tha Saliu vetë në mënyrë të përsëritur. E tha apo jo? Ne nuk fitojmë dot me vota me Edi Ramën.

Robert Rakipllari: Sepse Rama i vjedh votat…

Edi Rama: Ky është një tjetër trup i juaji, sepse ju duhet të bëni sondazhe, ju flisni vetëm me njëri-tjetrin, nuk bëni informim. Bëni sondazhe. Nëse votat blihen edhe vidhen, sondazhet nuk blihen edhe vidhen. Bëni sondazhe dhe shikoni… Unë po ju them sot, nëse votohet sot ne marrim më shumë deputetë se kemi dhe ata marrin më pak, sot

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.