☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,645 ▲ +0.16% ETH $2,158 ▲ +0.96% XRP $1.4394 ▼ -0.59% SOL $90.1800 ▲ +1.44%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama: Po bëjmë reformat që kanë munguar për 25 vjet

Zgjedhjet në Partinë Socialiste janë duke u zhvilluar këtë të shtunë në kryeqytet, për të zgjedhur strukturat e Partisë.

Kreu i saj, Edi Rama ka hedhur votën e tij në njësinë administrative të Dajtit, ku ka bërë ftesë për më shumë anëtarësime në PS.

“Bashkojuni PS-së si e vetmja forcë transformuese. Partia Socialiste është e vetmja parti që bën reforma. Po bëjmë reformat që i kanë munguar këtij shteti për 25 vjet”, është shprehur Rama.

Ndërkohë, deri në mesditë 40 përqind e anëtarëve të Partisë Socialiste të Tiranës kanë votuar sipas parimit “një anëtar, një votë” për zgjedhjen e delegatëve të Kongresit të 19 marsit.

Kreu i socialistëve të kryeqytetit, Saimir Tahiri shprehu për publikun bindjen e tij se deri në përfundim të procesit të votimit, shumica dërrmuese e anëtarësisë së partisë do të kenë marrë pjesë në votim.

Tahiri e vlerësoi procesin me rëndësi të madhe jo vetëm për zgjedhjet brenda partisë, por edhe si rritje e kapacitetit për të komunikuar me qytetarët për hir të reformave të ndërmara nga qeveria.

Në të gjithë vendin zhvillohen 5 mijë procese zgjedhore në PS, duke i paraprirë kështu kongresit të marsit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.