Rama: Po shndërrohet në park një kënetë në Tiranë, bashkia ka pushuar së ekzistuari
Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin social “Twitter” foto të ndryshimit që po pëson qyteti I Tiranës, teksa një kënetë, 300 metra nga bulevardi, po shndërrohet në një park.
“Ja si po shndërrohet në park një kënetë 300m nga bulevardi TR në përgjigje të plot ankesave nga qytetarë të braktisur”, shkruan Kryeministri Rama.
Ndërkohë kreu i qeverisë ka postuar edhe dy foto të tjera ku shkruan se duhet që qeveria të bëjë edhe punë komunale me vullnetarë pasi bashkia e Tiranës ka pushuar së ekzistuari.
“U pa puna miq duhet të bejme edhe punë komunale me vullnetarë kur bashkia pushon së ekzistuari!”, shkruan Kryeministri Rama.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.