Politika

Rama: Policia në fushën e betejës me një grup vrasësish, PD pastë faqen e zezë

Duke shprehur ngushëllimet për familjen e efektivit që humbi jetën në Lazarat, e duke deklaruar se policia e Shtetit është në fushën e betejës me një grup vrasësish, kryeministri Rama akuzoi Partinë Demokratike, për deklaratën e bërë lidhur me ngjarjen.

Sipas Ramës, ndërkohë që policia lufton krimin, ka nga ata që flasin me dy kuptime dhe fajesojne jo edhe aq indirekt Policine e Shtetit
“Ditë zie për gjithë policinë e e Shtetit, për të gjithë punonjësit, familjen, por besoj që cdo shqiptar, cdo familje shqiptare që vlerëson ndershmërinë, kurajën, shërbimin e policisë së Shtetit dhe këtyre djemve, sot ka zi.

Ndërkohë që duke i shprehur ngushëllimet më vëllazërore familjes së atij që nuk arriti t’i mbijetonte kësaj barbarie dhe duke shprehur në të njëjtën kohë edhe sigurinë e mjekëve që dy të tjerët janë plotësisht jashtë rrezikut për jetën, dua që të nënvizoj se duhet të ndjehen vertetë keq ata që për fatin e tyre të zi edhe në këtë moment që policia është në fushën e betejës me një grup vrasësish flasin me dy kuptime dhe i kërkojnë llogari policisë madje edhe duke e fajësuar jo edhe aq në mënyrë indirekte, paçin faqen më të zezë”- tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button