Kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar foton e ditës ku shihet avionit i parë që do të mbajë logon shqiptare “Air Albania”.
Linja e parë shqiptare e fluturimeve quhet “Air Albania” dhe nga dizajni përmban motive shqiptare, ku krahët dhe bishti i avionit janë në ngjyrë të kuqe dhe detaje të zeza, duke dhënë idenë e krahëve të shqiponjës dykrenare.
Pranë derës së parë të avionit, pranë kabinës së pilotëve dallohet flamuri shqiptar, një pozicionim i ngjashëm me disa linja si “Air Asia”.
Linja “Air Albania” pritet të fillojë nga fluturimet së shpejti.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.